GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Një tjetër arritje e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ja vendimi që ka marrë qeveria

21:23 - 15/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Një tjetër arritje e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ja vendimi që ka marrë qeveria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Uniformat e Policisë në Maqedoninë e Veriut do të jenë edhe në gjuhën shqipe, në komunat ku mbi 20 për qind e popullsisë është me shqiptarë. Në njoftimin e Qeverisë, të publikuar të martën, 15 mars, thuhet se vendimi është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Uniformat policore në Shkup dhe në komunat ku së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare (gjuhën shqipe) të ndryshme nga maqedonishtja, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që përdoret nga së paku 20 për qind e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e tetë nga publikimi në Gazetën Zyrtare, dhe do të fillojë të zbatohet brenda një viti nga hyrja në fuqi. Vendimi është bërë i ditur edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Sistemit Politik, Artan Grubi, i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se “Qeveria ka vendosur që uniformat e policisë në të ardhmen të kenë mbishkrim edhe në gjuhën shqipe”.

“Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot! Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë” – ka shkruar Grubi në rrjetin social Facebook.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, në bazë të cilit gjuha shqipe përdoret gjerësisht në komunat me shumicë shqiptare, si dhe në institucionet shtetërore, është miratuar në janar të vitit 2019. Në institucionet qendrore, të gjitha tabelat janë në dy gjuhë, ndërsa në Qeveri dhe Kuvend, ministrat shqiptarë, deputetët si dhe kryetari i Kuvendit, përdorin gjuhën shqipe, ndërsa dokumentet publikohen në dy gjuhë.

Edhe në Qeveri ministrat shqiptarë kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në të shkruar dhe të folur. Paritë shqiptare kanë kërkuar përdorimin e shqipes edhe në ushtri dhe kartëmonedha, por kjo është refuzuar nga Qeveria pas një mendimi të Komisionit të Venecias, që vlerëson se përdorimi i tyre bie ndesh me kushtetutën./ Marrë nga REL/

Etiketa: arritjeMaqedonia e Veriutqeveriashqiptaretvendimi

Lajme të lidhura

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit
Breaking Views

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit

17:48 - 25/03/26
Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje
Aktualitet

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje

14:40 - 25/03/26
Mbyllja e strukturave paralele serbe në Veri, NATO: Jemi të zhgënjyer
Kosovë & Rajon

27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe dhe ndryshoi historinë e Kosovës

08:49 - 24/03/26
Para
Emri/ Zhduket 23 -vjeçari shurdh-memec në Berat, dyshohet se është mbytur

Emri/ Zhduket 23 -vjeçari shurdh-memec në Berat, dyshohet se është mbytur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas daljes së Shqipërisë, mbyllet një kapitull: Botërori pa trajnerë brazilianë
Breaking Views

Pas daljes së Shqipërisë, mbyllet një kapitull: Botërori pa trajnerë brazilianë

17:48 - 27/03/26

Eliminimi i Kombëtares shqiptare nga play-off-i i Botërorit është përjetuar edhe në Brazil. Sepse për herë të parë në historinë...

Lexo më shumë
Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

17:34 - 27/03/26
Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

17:22 - 27/03/26
Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin

Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin

16:46 - 27/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com