GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Një tjetër finale e parakoshme, ‘Furitë e Kuqe’ përballë ‘Gjelave’

08:38 - 09/07/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Një tjetër finale e parakoshme, ‘Furitë e Kuqe’ përballë ‘Gjelave’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në ora 21:00 Spanja do të përballet me Francën në gjysmëfinalen e parë të këtij Europiani. Për këto skuadra do të jetë dueli 34-t në historinë e tyre. 16 fitore iberike, ndërkohë që ato transalpine janë 13. Vetëm pesë barazime në një sfidë ku shënohen mesatarisht 3 gola çdo 90 minuta.

Edhe në golat e shënuar, historia u buzëqesh “Furive të kuqe”, që i kanë shënuar 63 herë rivalëve të radhës, të cilët nga ana tyre kanë replikuar me 38 gola. Ndeshja e fundit mes Francës dhe Spanjës daton tri vite më parë kur triumfonin “Gjelat” 2-1 në Ligën e Kombeve, ndërkohe që për një Kampionat Europian kjo do të jetë përballja e pestë (2 suksese franceze dhe 1 spanjoll).

– Ajo në Ligën e Kombeve, ishte vetëm fitorja e dytë e Francës në tetë ndeshjet e fundit kundër Spanjës. Tjetra ishte një fitore miqësore 1-0 në “Stade de France” më 4 shtator 2014. Spanja fitoi 2-0 në të njëjtin stadium më 28 mars 2017, miqësorja e fundit midis dy skuadrave.

– “Furitë e kuqe” i dhanë fund ecurisë së “Gjelave” në çerekfinalet e EURO 2012 duke fituar 2-0 me një dygolësh nga Ksabi Alonso.

– Para fitores në Ligën e Kombeve, suksesi i fundit zyrtar i Francës (3-1) kundër Spanjës kishte ardhur në Hanover në raundin e 1/8- avetë të Kupës së Botës 2006 David Vila shënoi për iberikët përpara se tranapalinët të replikonin me Riberi, Vieira dhe Zidan.

– Zidan kishte shënuar gjithashtu në çerekfinalen e EURO 2000 midis dy kombeve në Bryzh, megjithëse goli i tij në minutën e 32-të u prish gjashtë minuta më vonë nga një penallti e Gaizka Mendieta. Juri Djorkaef shënoi atë që rezultoi të ishte goli i fitores një minutë para mbylljes pjesës së parë, ndërsa Raul u ndal në traversë pas një penalltie.

– Franca arriti suksesin e parë të madh në kurriz të Spanjës duke fituar 2-0 në “Parc des Princes” në Paris në finalen e Kampionatit Evropian 1984. Vendësit zhbllokuan rezultatin me një goditje dënimi të Platini dhe dyfishuan shifrat në minutën e fundit me Belonen.

– “Furitë e kuqe”, përballen me një Francë solide, e cila deri më tani ka mbajtur katër herë portën e paprekur në pesë ndeshjet e luajtura, teksa goli i vetëm erdhi me penallti nga Polonia.

– Sot “Gjelat” synojnë finalen e tyre të katërt të turneut të madh në tetë vitet e fundit (duke arritur në finalen e EURO 2016 dhe në finalet e Kupës së Botës 2018 dhe 2022) – një rekord i jashtëzakonshëm që është dëshmi e përvojës në ndeshje vendimtare.

– Franca nuk arriti të fitojë grupin e saj për herë të parë që nga EURO 2012 pas një fitoreje të vështirë ndaj Austrisë dhe barazimeve kundër Holandës dhe Polonisë.

– “Gjelat” dhe Spanja vijnë në këtë pikë të turneut pa asnjë humbje, teksa Mbape e ka thyer mallkimin me një penallti në ndeshjen e fundit të Grupit D. Shkathtësia e lojtarëve nga pika e bardhë i lejoi “Gjelat” të kalonin në çerekfinale, duke kthyer pesë penallti dhe duke u hakmarrë për humbjen e tyre në finalen e EURO 2016 kundër Portugalisë.

– Spanja është e vetmja kombëtare që ka fituar tre tituj radhazi të Evropës dhe të Kupës së Botës: EURO 2008, Kupën e Botës 2010 dhe EURO 2012, ndërkohë që Antuan Grizman mban rekordin për paraqitje të njëpasnjëshme në historinë e futbollit në nivel kombëtar, 84 ndeshje midis gushtit 2017 dhe nëntorit 2023.

 

Etiketa: gjelagjsmefinale

Lajme të lidhura

Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë
Aktualitet

Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë

14:30 - 16/01/26
E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare
Sport

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

20:27 - 15/01/26
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit
Breaking Views

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

19:26 - 15/01/26
Para
EMRI/ Dje doli nga burgu, plagoset me armë shqiptari në Athinë

EMRI/ Dje doli nga burgu, plagoset me armë shqiptari në Athinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com