GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ulëritëse bashkëpunimi me krimin”/ Një tjetër polic arrestohet për drogë – Detajet

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohen për trafik droge në Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtohet lista e efektivëve të policisë të arrestuar si pjesë e krimit dhe paligjshmërisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një efektiv dhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L.G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e AMP.

Sipas hetimeve të AMP-së, punonjësi i policisë Lorenc Gropa e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

Droga e sekuestruar

Ditën e shtunë u njoftua arrestimi i efektivit të policisë, ndërsa pas hekurave ranë 3 kushërinj të tij, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë Bruno Festimaj, i dyshuar për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara”, si dhe Maliq Gropa, i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Ulëritëse bashkëpunimi i policë me krimin”

Disa efektivë janë arrestuar javët e fundit nga AMP për vepra të ndryshme penale. Bujë kanë bërë prangosjet e zyrtarëve të lartë të vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Hetimet kanë zbuluar bashkëpunimin e drejtuesve të lartë të uniformave blu me personazhe famëkeqe të botës së krimit.

Shqetësim për bashkëpunimin e policisë me krimin e ka shprehur edhe drejtuesi i SPAK-ut Altin Dumani.

“…Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin (policia), në krimet që krimi i organizuar kryen. Shembujt janë publik, Bistri, disa shefa komisariatesh, shefa krimesh, nuk mund të rri pa e adresuar këtë shqetësim”, tha kreu i Prokurorisë së posaçme në prezantimin e raportit të institucionit që drejton gjatë vitit 2023.

Etiketa: Altin DumaniAMPKryesore1PoliciaSpak

Lajme të lidhura

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”
KRYESORE

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
Para
“Ishit shumë”, Romeo Veshaj reagon pas përfundimit të “BBVA3” – Video

“Ishit shumë”, Romeo Veshaj reagon pas përfundimit të "BBVA3" - Video

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje të...

Lexo më shumë
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com