GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Një tjetër Rraja në pranga, arrestohet nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja

10:43 - 23/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Një tjetër Rraja në pranga, arrestohet nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka vendosur në pranga 24-vjeçarin Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Raportohet se ai është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës (22 Janar) teksa qëndronte në një lokal.

Raportohet se policia ka shkuar për të kontrolluar nëse ndodhej në banesë në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij, por nuk e kanë gjetur.

Ndaj, Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe babai i tij, Flamur Rraja, si edhe 26-vjeçari me iniciale E. T., pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat”, njoftoi policia.

Ariel Rraja ishte shpallur në kërkim pas dhunës që i riu, së bashku me babain e tij, ushtruan ndaj Kujtim Cacës.

Ngjarja ka ndodhur më 24 Tetor 2024, pas një konflikti mes Flamur Rrajës dhe Kujtim Cacës për një kanal.

Kujtojmë që 24-vjeçari është arrestuar nga policia më 27 tetor 2024 për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ariel Rrajës iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte një sasi kokaine dhe shuma parash.

Dhuna ndaj kushërinjve të fisit Maja

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në tetor të vitit 2024, ku babë e bir Flamur dhe Ariel Rraja dyshohet se kanë dhunuar në banesën e tij shtetasin Kujtim Caca dhe familjarët e tij, ndërsa mësohet se dhuna ndaj familjes Caca ka ndodhur për shkak të një prone.

Pas dhunës, në kërkim ishin shpallur Flamur Rraja dhe i biri, Arjel Rraja. Ky i fundit ka qenë më parë i ndaluar për shitje të lëndëve narkotike, kokainë.

Flamur Rraja ishte një prej dhunueve të vëllezërve Bilbil dhe Jashar Maja. Flamur Rraja u filmua në video teksa mbante në dorë një armë zjarri pistoletë.

Dhuna barbare ndaj vëllezërve Maja solli reagime të forta, ndërsa pas saj Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit.

Ngjarja ndodhi më 6 korrik 2023, ku opinioni publik u trondit, nga pamjet, ku fisi Rraja shfaqi një dhunë brutale ndaj banorëve të Borizanës, të cilët denoncuan në Policinë e Fushë Krujës, si dhe protestuan në rrugë se aktiviteti i një guroreje në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist të dorëhequr pas ngjarjes, Rrahman Rraja, po u shkatërronte shtëpitë.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, u goditën dhe u kërcënuan me armë nga anëtarë të fisit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Kjo ngjarje çoi në tërheqjen e Rrahman Rrajës nga politika.

Etiketa: deputetnipiRraja

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë
Aktualitet

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë

15:17 - 19/02/26
Para
“Bleona Qerretin nuk e duroja dot”, Arjan Çani: Puthjet dhe përqafimet ishin teatër…

"Bleona Qerretin nuk e duroja dot", Arjan Çani: Puthjet dhe përqafimet ishin teatër...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com