GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një tragjedi që mund të përsëritet…

10:01 - 19/11/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një tragjedi që mund të përsëritet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën Fan Noli në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur pas një sulmi brutal, ka tronditur shumëkënd. Por është një tragjedi e paralajmëruar. Ky akt dhune, kryer nga tre bashkëmoshatarë të viktimës, nxjerr në dritë një realitet të hidhur: pasojat e rënda të konflikteve të nisura dhe të nxitura në rrjetet sociale dhe dhunën si model suksesi.

Sipas raportimeve fillestare, motivi kryesor i krimit duket të ketë qenë një sherr në rrjetet sociale që më vonë përshkallëzoi në dhunë fizike. Brenda 90 sekondave, një “sherr” virtual u shndërrua në tragjedi. Ngjarja është një këmbanë alarmi për të gjithë: familjen, shkollën, institucionet shtetërore dhe vetë shoqërinë.

Duhet pranuar se modeli i suksesit që promovohet prej vitesh është modeli i dhunës: dhunë verbale, dhunë virutale, dhunë fizike. Dhuna që gjenerohet në rrjete sociale, promovohet në median tradiconale dhe finalizohet me “top modelë” në Kuvend dhe institucione

Rastet e dhunës ku përfshihen të mitur nuk janë të reja. Kanë ndodhur dhe do të ndodhin. Por mungesa e mbikëqyrjes dhe ndikimi i mediave sociale e ka bërë situatën edhe më shqetësuese. Mediat sociale, që janë krijuar për të bërë bashkë njerëzit dhe për të ndarë informacion, po shndërrohen gjithnjë e më shpesh në platforma për ngacmime, bulizim, kërcënim dhe përshkallëzim konfliktesh.

Për nxënësit, të cilët janë ende në proces të formimit emocional dhe social, konflikte të tilla marrin përmasa dramatike. Një status, një foto, një koment i pamenduar ose një postim provokues mund të nxisë zemërime që kalojnë nga ekrani në rrugë.

Ngjarja ku humbi jetën 14 vjeçari ngre pyetje që sot janë retorike: A jemi të ndërgjegjshëm për komunikimin dhe mjedisin e dhunshëm në të cilin po jetojmë? A është bërë mjaftueshëm për të mësuar të rinjtë mbi menaxhimin e konflikteve? A janë prindërit dhe mësuesit të vetëdijshëm për ndikimin që mediat sociale kanë në jetën e nxënësve?

Detyra e shkollës sot nuk mund të kufizohet vetëm në dhënien e dijeve akademike. Sot më shumë se kurrë duhet folur për rrezikun e konfliktit dhe nevojën e komunikimit. Në të njëjtën kohë, prindërit duhet të jenë më të interesuar jo vetëm për jetën reale, por edhe jetën virtuale të fëmijëve të tyre.

Ngjarja e sotme është vetëm një nga shumë raste që tregojnë se si dështimi për të adresuar ndikimin e mediave sociale dhe mungesa e edukimit për të menaxhuar emocionet dhe konfliktet mund të sjellin pasoja fatale.

Eshtë urgjente nevoja e rritjes së ndërgjegjësimit për ngacmimin virtual.

Shumë lajme janë bërë dhe shumë garanci janë dhënë për “përfocimin e sigurisë publike në shkolla”. Ngjarja e sotme tregon se çdo propagandë nuk të çon gjatë. Fjalët bosh për “paketa sigurie” në shkollë, për memorandume dhe strategji sot tingëllojnë si tallje.

Tragjedia në Tiranë nuk është vetëm një ngjarje e izoluar, por një simptomë e një problemi më të madh shoqëror. Që shkollat të mos shndërrohen në skena tragjedish, por të jenë hapësira për edukimin e brezit të ri, debati duhet të nisë sot.

Mosveprimi sot mund të kushtojë jetë të tjera nesër. Diskutimi për ndikimin e mediave sociale nuk është më zgjedhje, por një domosdoshmëri.

*Marrë nga “FB” i autorit

Etiketa: Fan NoliLutfi DervishiVrasje

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Të ardhura dhe korrupsion rekord, Bashkia e Veliajt asnjë investim publik

Veliaj i jep për ndërtim 7 pasuri të bashkisë kompanisë “StarTek”, të burrit të zyrtares së tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit...

Lexo më shumë
Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

13:30 - 31/01/26
Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

12:45 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com