GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Një vit luftë me inflacionin, por cilat janë parashikimet për 2023

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Një vit luftë me inflacionin, por cilat janë parashikimet për 2023
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekonomik. Ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të bjerë në vitin 2023, sipas institucioneve financiare. Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se situata e krijuar me rritjen e çmimeve i detyroi ata të heqin dorë nga disa produkte, ose t’i sigurojnë me vështirësi.

“Mishi është harruar, krejt rrallë e hiç”, thotë Feride Vokrri.

Rritje çmimesh – në disa raste mbi 100% – kanë pësuar shumica e produkteve dhe shërbimeve – nga mishi, mielli, vaji deri te materialet ndërtimore, rryma, nafta.
“Një litër vaj ulliri 8 euro, për të tjerat nuk e di çfarë të them. Të gjitha shtrenjtë, të gjitha”, thotë Mihrije Osmani.

Për Namik Canhasin, rritja e çmimeve është po ashtu “jonormale”.

Patriot Maqastena, i cili punon si tregtar në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, thotë se shitjet kanë rënë.

“Blerës ka më pak, disa çmime janë rritur pak më shumë, disa artikuj, jo të gjithë”, thotë ai.

Si gjetkë në botë, rritja e çmimeve ka nisur nga fundi i vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në zinxhirin e furnizimeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Çmimet kanë marrë hov më të madh kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se vendi do ta përmbyllë vitin me normë mesatare të inflacionit 12 për qind.

Paga mesatare e punonjësve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ishte rreth 480 euro.

Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me seli në Prishtinë, publikoi në muajin nëntor një raport për ndikimin e inflacionit në ekonomitë familjare.

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i këtij instituti, jep më shumë hollësi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë:

Në përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit, Qeveria e Kosovës miratoi në muajin shtator një pako në vlerë prej 150 milionë eurosh.

Prej saj përfituan një numër qytetarësh, kryesisht familje me asistencë sociale dhe pensionistë.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave të Kosovës nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për të biseduar për këtë çështje.

Sipas Institutit GAP, autoritetet është dashur të marrin masa që do të mbështesnin edhe rritjen e prodhimit të brendshëm, meqë inflacioni në Kosovë është në masë të madhe i importuar.

Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë, po ashtu, se masat e ndërmarra nga autoritetet nuk ishin të mjaftueshme.

Lulzim Rafuna, kryetar i kësaj ode, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar sipas ligjeve në fuqi, përkatësisht nuk i ka rritur pagat në sektorin publik në përputhje me rritjen ekonomike.

Në sektorin publik në Kosovë janë të punësuar mbi 80.000 persona, me pagë mesatare bruto rreth 620 euro.

Vlerësimet e Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen ekonomike në vitin 2022 janë më negative.

Nga 10 për qind sa ka qenë vitin e kaluar, këtë vit nuk pritet të kalojë 4 për qind.
Hasaj, nga Instituti GAP, thotë se inflacioni ndikon në aktivitetin ekonomik, sidomos në një vend si Kosova që nuk ka kapacitete të mëdha prodhuese.

Për vitin 2023, Banka Qendrore e Kosovës parasheh rënie të inflacionit.

Guvernatori i këtij institucioni, Fehmi Mehmeti, jep më shumë hollësi për Radion Evropa e Lirë:

“Pritjet tona janë që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 të kemi ulje të inflacionit deri në 6 për qind dhe kjo në masë të madhe do ta ndikojë aftësinë paguese të qytetarëve, që më pastaj do të ndikojë nërritjen e konsumitsi komponent kryesor të rritjes ekonomike në vend”.

Edhe ekonomistët e huaj, që i citojnë disa media ndërkombëtare, presin që inflacioni të bjerë në vitin 2023.

Një arsye për këtë optimizëm është stabilizimi i zinxhirit të furnizimeve, ndonëse është vështirë të parashikohet me siguri se çfarë do të ndodhë në skenën gjeopolitike./ REL

Etiketa: CmimeinflacionKosove

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Vrasja e biznesmenit/ Dalin detaje të reja, Velo ishte kunati i…

Vrasja e biznesmenit/ Dalin detaje të reja, Velo ishte kunati i…

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP
Aktualitet

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26

Kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë depozituar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP)...

Lexo më shumë
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26
Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

16:33 - 22/10/26
Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

16:19 - 22/10/26
“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

15:45 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com