GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Një vit luftë, Ukraina stoike

11:03 - 24/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Një vit luftë, Ukraina stoike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJENERAL PIRO AHMETAJ

Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me interes të shtuar 365 ditë/net luftime në fushëbetejën “me/për Ukrainën”.

Në vijim po paraqes një përmbledhje të mësimeve strategjike, nga 1 vit i përballjes stoike të Ukrainës, si dhe vendosmërisë së Aleancën Transatlantike (USA/NATO/BE) në fushëbetejën me të keqen e përbashkët, Rusinë-Putiniste: Si sot një vit më parë, në 24 shkurt 2022, regjimi i Putinit iu rikthye përqasjes neonaziste të ndryshimit të kufijve shtetërore dhe hartës gjeopolitike nëpërmjet agresionit ushtarak.

Para një viti, Rusia-Putiniste e nisi agresionin, jo vetëm me konceptet, armatimet dhe mendjet e ndryshkura, por edhe me ambicie dhe objektiva perandorake (nënkupto paranojake). Por, mbas një viti luftimesh rezulton e humbur, e rraskapitur, më e izoluar dhe më e diskredituar. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara muajin e fundit për të rimarrë iniciativën strategjike si dhe restauruar moralin, në fakt, gjatë vitit 2022 në përballjen me Ukrainën Rusia humbi: “Rreth 40% të territoreve të pushtuara (“Mëmës-Rusi”); 120 mijë të vrarë, mbi 3 Trilion €, ose 2 herë më shumë së Prodhimi i Përgjithshëm Neto (2022 -1.7 trilion €); moralin e ushtrisë dhe kohezionin e kombit Rus; epërsinë si dhe iniciativën strategjike”!

Përgjatë një viti luftimesh, u konfirmua se agresioni ushtarak i Rusisë-Putiniste nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës, por edhe: “kërcenim serioz ndaj rendit global të sigurisë, kufijve të demokracisë, vlerave perëndimore si dhe ndaj interesave të Aleancës EuroAtlantike (USA/NATO/BE)”. Por mbas një viti luftimesh të përgjakshme, mund të themi me bindje se RusiaPutiniste i humbi me turp betejat për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATOs, edhe duke kërcënuar “si shtet terrorist” me gazin apo me përdorimin e armëve bërthamore.

Në të kundërt, gjatë 2022, mbi 50 miliardë € armatim dhe pajisje ushtarake moderne etj. flasin fort për kohezionin e përforcuar dhe vendosmërinë e Aleancës Transatlantike në mbështetje të Ukrainës. Po ashtu, mbas një viti lufte, Rusia gjendet edhe më e izoluat nga bota e qytetëruar: “Vetëm 4 shtete terroriste e njohën këtë aventurë neo-naziste”; për shkak të kësaj lufte rrezikon seriozisht përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB si dhe besoj jo shumë vonë, Putini dhe Gjeneralët e Tij do të përgjigjen për krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Përgjatë 1 viti lufte, Putinit refuzonin t’i jepnin dorën edhe autokratët e Azisë Juglindore, ndërsa si aleat i kanë mbetur vetëm regjimet terroriste, si Irani, Koreja e Veriut dhe Junta e Malit. Jo vetëm përgjatë këtij viti, Rusia keqdështoi për të ndezur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të korruptuar dhe ekstremistët e tipit Dodik në Ballkan apo duke ricikluar oscilacionet e Beogradit zyrtar për të kërcënuar me agresion ushtarak sovranitetin teritorial të Republikës së Kosovës, njëkohësisht edhe ndaj prezencës së NATO/ KFOR?!

Thënë sa më sipër, një vit luftime me “superfuqinë e kapur nga paranojat e ambicieve staliniste”, treguan se krahas përballjes sublime të Ukrainës, fati i luftës mbetet i ndërlidhur nga mbështetja e perëndimit. Prandaj, SHBA, UK, Gjermania dhe pothuaj të gjitha vendet e NATO-s kanë konfirmuar dërgimin e tankeve (Abrams, Challenger & Leopard) të gjeneratës se fundit, të cilët do të vendosin fatin e luftës në tokë. Në terma financiare, paketa e mbështetjes së Ukrainës nga USA, UK, Norvegji, Gjermani dhe vendet e NATO-s (sisteme Patriot, Dronë, Tanke, etj.) e konfirmuar nga Perëndimi për vitin 2023 arrin mbi 100 miliardë €.

Ndërsa Samiti Historik i BE- në Kiev (3 Shkurt) dhe vetëm 2 ditë më parë (22/02)), vizita si “surprizë – strategjike” e Presidentit të SHBA, Joe Biden, demonstrojnë vendosmërinë e palëkundur të Perëndimit për ta mbështetur pa kompromis Ukrainën deri në fitoren përfundimtare ndaj të keqes së përbashkët, Rusisë-Putiniste. Në përmbyllje, për titull të këtij opinioni, kam përzgjedhur të citoj ish-kryeministrin e UK, Blair: “falë rezistencës stoike të Ukrainës dhe vendosmërisë se Perëndimit”, Rusia – Putiniste do ta humbasë luftën si dhe do të gjunjëzohet në përballjen fuqinë ushtarake të USA/NATO-s, kohezionin e fortë dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE).

Me këtë rast, nuk mund të mos e përshëndesim, rolin aktiv të Republikës së Shqipërisë, si rrjedhojë e përfaqësimit krah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB; për mbështetjen e pa kushtëzuar të vendimmarrjeve në NATO dhe kontributeve me shumë se modeste që RSH vijon t’i japë Ukrainës martire.

Në shtesë, do këshilloja faktorët politikë & aktorët shtetërorë të Tiranës që: “Humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskreditimi ndërkombëtar, përfshi në Ballkan që e pret Rusinë, është një rrethanë e favorshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSH në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj.”!

* Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO, Zv/President i Këshillit të Atlantikut; Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish: Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ ShShPFA, Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Etiketa: AhmetajGjeneralPiro

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Shqipëria vlerësohet maksimalisht nga “The Guardian”

Shqipëria vlerësohet maksimalisht nga “The Guardian”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com