GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë, nuk duket fundi

11:59 - 23/02/23
në Aktualitet, Botë, Lajme
Kohë leximi: 5 min
A A
Del harta, si ka ndryshuar kontrolli i Rusisë mbi Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa një vjetori i pushtimit rus të Ukrainës po afrohet, pamja duket krejtësisht e ndryshme në krahasim me javët e para të luftës, kur qindra tanke ruse thyen kufirin dhe forcat ajrore tentuan të kapnin aeroportin Hostomel, jashtë Kievit, si një masë për ta kapur kryeqytetin. Më poshtë është një përmbledhje e statusit të konfliktit dhe se çfarë mund të ndodh në vijim, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

A është duke kryer tashmë Rusia një ofensivë të re?

Ka pasur disa vlerësime kundërthënëse rreth mundësisë së Rusisë për të kryer një ofensivë të re të rëndësishme. Edhe pse zyrtarët e lartë ukrainas kanë paralajmëruar vazhdimisht që para Krishtëlindjeve që Rusia po planifikonte në ofensivë të re të madhe këtë vit, dëshmitë e përgatitjeve për në sulm të ngjashëm si ai i shkurtit të vitit 2022, mbesin të zbehta.

Pretendimet e fundit, që burojnë prej zyrtarëve të NATO-s, që Rusia po grumbullonte aeroplanë luftarakë, gjithashtu u hodhën poshtë nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Dhe teksa Rusia ka rritur numrin e ushtarëve të këmbësorisë- disa matje parashikojnë se më shumë se 300 mijë trupa janë në Ukrainë- nuk ka prova se qindra tanke janë duke u mobilizuar në një rajon që është shumë i vëzhguar nga satelitët e spiunazhit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilësuar rritjen e përpjekjeve ruse në lindje si dëshmi se tashmë ka filluar një ofensivë e re, por disa të tjerë këtë e shohin si vazhdimësi e përpjekve që kanë ndodhur për muaj të tërë. Bombardimet ruse janë më pak intensive se sa që ishin në verë rreth rajonit Sievierodonetsk, kur Moska po sulmonte me 60 mijë raketa në ditë.

Pavarësisht mobilizimit të vitit të kaluar, analistët besojnë se aftësitë ruse janë të dëmtuara prej luftës dhe se ata që presin si një rifillim të pushtimit fillestar të vitit të kaluar janë duke gabuar.

“Ajo se çfarë ka ndodhur që nga 24 shkurti është që Ukraina është bërë më e fortë dhe ka marrë sisteme më të mira dhe pritet të marrë edhe më shumë”, tha Philips O’Brien nga Univeristeti St Andrews. “Rusët janë dobësuar. Ata kanë më shumë ushtarë por pajisjet e tyre janë më të dobëta, ushtarët e tyre janë më pak të trajnuar se sa që ishin dhe furnizimi me armatim është duke u zvogëluar.

O’Brien dhe të tjerët thonë se ka pak dëshmi se Rusia është më pak e aftë të kryejë operacione të armatosura të komplikuara.

Çfarë është duke ndodhur në lindje?

Një vlerësim i luftës në lindje që është pika më e nxehtë e konfliktit është se përpjekjet e rritura ruse rreth qytetit Bakhmut çojnë drejt operacioneve të ashtuquajtura të parapara për një ofensivë të re, ndoshta në pranverë.

Një tjetër mundësi është se Rusia po i frikësohet një ofensive të re të madhe të Ukrainës dhe ka rritur intensitetin e sulmeve në kosto jashtëzakonisht të lartë për t’i zbrapsur forcat ukrainase. Një tjetër pikëpamje është se Rusia dëshiron ta kap Bakhmutin para 24 shkurtit për qëllime propagandistike, e jo për ndonjë arsye tjetër kuptimplote.

Ndoshta ekziston një e vërtetë e vogël në të gjitha këto pikëpamje. Një paralajmërim është se përpjekjet ruse nuk janë të fokusuara vetëm rreth Bakhmutit, por në disa caqe në frontin lindor, prej kufirit me rajonin Kharkiv deri tek jugu i okupuar, ndoshta për të hulumtuar për dobësi.

Michael Kofman, kreu i studimeve të Rusisë në Qendrën për Analiza Detare, në Virgjina, e ka përmendur këtë mundësi së fundmi, duke thënë: “Ofensiva ruse përbëhet prej 5 ose gjashtë javëve të sulmeve që fokusohen në Donbas. Para se të jetë një shtytje e madhe ndaj vetëm një pjese në front, ofensiva është një seri e betejave të ndara prej Luhanskut drejt Bakhmutit dhe Donetksut në jug.

“Në këtë pikë nuk duket se Rusia ka punësuar rezervistë dhe duket se ajo pritet t’i përdor këto njësi për t’i zëvendësuar humbjet, ose ndoshta është duke pritur për të ndodhur një thyerje. Thënë këtë, nuk duket se ka shumë dëshmi të forcave shtesë ruse që janë në pritje”.

Ajo se çfarë është e qartë është se përpjekjet ruse shpalosin lidershipin e dobët, logjistikën dhe taktikat që kanë qenë shenjë dalluese e operacioneve të saj gjatë vitit të kaluar, me humbje të mëdha për fitime modeste territoriale.

Çfarë duhet për një ofensivë ukrainase?

Që nga ofensiva e verës së kaluar në Kharkiv dhe Kherson, ritmi i operacioneve ukrainase është ngadalësuar, edhe pse Ukraina po vazhdon të bëj përpjekje për të shënuar progres në pjesën lindore të lumit Dnipro.

Moska gjithashtu ka zbrapsur përpjekjet ukrainase, sidomos në rajonin e Zaporizhzhia.

Lidershipi politik i Ukrainës i ka bërë publike ambiciet për t’i rikthyer territoret ukrainase, përfshirë Krimean e okupuar, dhe shumica e diplomacisë të saj është orientuar drejt sigurimit të armëve perëndimore.

Ka qenë krejtësisht efektikve rreth keqinformit të Rusisë rreth qëllimeve të saj, por është e qartë se Ukraina ka grumbullar pajisje, përfshitë mjetet e luftës dhe duke trajnuar forcat e saj për operacionet e pritura, teksa ka kërkuar tanke për t’i udhëhequr këto sulme.

Teksa Kievi e ka bërë publike nevojën e tij për 300 tanke në fushën e betejës, ia vlen të përmendet se ai ka kryer ofendiva të suksesshme gjatë verës edhe pa to.

Megjithatë, disa njohës në perëndim e kanë vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Kievit për të kryer kaq shumë mbrojtje të Bakhmutit dhe mundësisë për të limituar aftësitë e e tij për kryer një kundërofensivë.

Kjo u pasqyrua shkurt në gazetën amerikane Washington Post më herët gjatë këtij mauji që shprehu shqetësimin se ishte “jo realiste për ta mbrojtur Bakhmutin dhe për të lancuar një kundërofensivë në pranverë për të rimarrë ato që ShBA i cilëson si territore më kritike”.

Kush është duke fituar?

Ka shumë mënyra për ta vlerësuar këtë. As Rusia e as Ukraina nuk janë afër arritjes së qëllimeve të tyre të luftës, të cilat në rastin e Ukrainës përfshijnë çlirimin e të gjitha territoreve të okupuara.

Megjithatë, gjatë 12 muajve të fundit, Moska është detyruar vazhdimisht të tërhiqet prej ambicieve të saj maksimaliste- jo së paku rrëzimit të Qeverisë ukrainase dhe vendosjes së një regjimi kukull- për t’u fokusuar në kapjen e të gjithë Donbasit në lindje.

Për më tepër, humbjet ruse kanë qenë të mëdha. Një vlerësim i fundit nga IISS pretendoi se Rusia ka humbur deri në 50% të flotës së tankeve. Humbjet në njerëz gjithashtu kanë qenë enorme, me pretendimet se javën e kaluar Rusia po humbte rreth 2 mijë ushtare për çdo 100 metër të fituar në lindje. Teksa këto shifra duhet të shikohen me dyshim, dëshmitë sugjerojnë se Ukraina ka një shkallë më të vogël të humbjeve.

Top gjenerali amerikan, Mark Milley, tha së fundmi se Rusia tashmë ka humbur taktikisht dhe strategjikisht, por tha se duket pak e mundur se asnjëra palë ishte afër përmbushjeve se objektivave të tyre.

Ndoshta është më e sigurt të thuhet se trajektorja e tanishme e konfliktit është duke shkuar shumë më mirë për Ukrainën se sa për Rusinë- dhe se fluksi i vazhdueshëm i armëve nga perëndimi do ta ruaj këtë trajektore.

Por Ukraina, ashtu siç paralajmëroi kreu i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, është tërësisht e varur prej armëve perëndimore, përfshirë armatimin e artilerisë, e cila është ekspozuar si pikë e dobët për Kievin në lindje, ku artileria i ka dominuar luftimet.

Ajo se çfarë është gjithashtu e paqartë është se sa shumë armët “lojë-ndryshuese” siç janë tanket e fushëbetejës do ta sjellin luftën drejt përfundimit, ose sa shpejtë. Pra, tani për tani, lufta po marshon.

 

Periskopi

Etiketa: analizeLufta në UkrainëRusiaukraina

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Big Brother VIP/ Keisi dhe Kristi kalojnë natën bashkë

Big Brother VIP/ Keisi dhe Kristi kalojnë natën bashkë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com