GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Një vit nga lamtumira e Lionel Messit nga Barcelona, a do ketë një rikthim në “Camp Nou”?! Të gjithë shpresojnë!

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Një vit nga lamtumira e Lionel Messit nga Barcelona, a do ketë një rikthim në “Camp Nou”?! Të gjithë shpresojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ishte ora 19:33 e së enjtes, 5 gusht 2021, kur Barcelona bëri ​​një deklaratë me titull “Leo Messi nuk do të vazhdojë të jetë më lojtar i Barcelonës”.

Padiskutim një lajm shumë negative për të gjithë tifozët e Lionel Messit dhe katalanasve, i cili ra si një “bombë” në “qiell të hapur”, pasi disa orë më parë, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave kishte udhëtuar nga Ibiza me gjithçka të diskutuar për të vazhduar kontratën e tij dhe për të vazhduar të ishte i lidhur me klubin ku mbërriti nga vendlindja e tij Rosario, duke qenë një djalë 13-vjeçar.

Ka kaluar saktësisht një vit nga ai njoftim zyrtar në të cilin blaugranat i dhanë fund më shumë se dy dekadave të bashkëpunimit Messi-Barça.

Historia, në fakt, mori një kthesë rrënjësore nga një verë në tjetrën. Më 24 gusht 2020, përmes një letre befasuese, argjentinasi informoi presidentin e atëhershëm të Barçës, Josep Maria Bartomeu se po përfitonte nga një klauzolë speciale në kontratën e tij, e cila kishte edhe një sezon tjetër në fuqi, për t’u larguar nga klubi më 30 gusht.

Barça sigurisht nuk ra dakord, duke pretenduar se klauzola kishte skaduar më 10 qershor dhe lojtari zgjodhi të vazhdonte të luante në “Camp Nou”, fillimisht kundër dëshirës së tij, dhe të mos e çonte klubin në gjyq.

Ndjenja e tij e parehatisë ishte e dukshme në fillimin e sezonit 2020-21, por kjo ndjenjë ndryshoi me kalimin e kohës. Muaj më vonë, Joan Laporta konfirmoi se do të kandidonte sërish për presidencën e Barcelonës, me rinovimin e Messit si një nga flamujt e tij kryesorë dhe atë premtimin e famshëm që siguronte se do të rregullonte vazhdimësinë e 10-tës.

Njëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të një faze menaxheriale nga e cila Messi ruante gjithmonë kujtime të mira, futbollisti mori pjesë në prezantimin e ri të Laportës, i cili i kushtoi fjalë zemre argjentinasit.

Në pesë muajt që pasuan, mesazhi më i dobishëm nga Laporta kur pyetej për rinovimin e Messit ishte e zakonshme “ai po përparon në mënyrë adekuate”.

Leo e përfundoi sezonin e tij të shtatëmbëdhjetë në ekipin e parë duke fituar gjithçka me fanellën e katalanasve.

Gjithçka për fituesin e shtatë herë  “Topit të Artë”  ishte nisur për një zgjatje të kontratës. Në fillim të gushtit u zbulua një marrëveshje për pesë vjet, por më pas plasi “bomba”.

Ishte më 5 gusht, pikërisht një vit më parë, kur klubi njoftoi lamtumirën e Messit “pavarësisht se kishte arritur një marrëveshje që nuk mund të zyrtarizohet për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore në La Liga” me palët shprehin keqardhje të thellë që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të plotësohet.

Shpjegimet e Laportës nuk e zbuti mllefin e 35-vjeçarit por as të tifozëve, që u bë evidente më 8 gusht kur Messi do të dilte publikisht t’i jepte “lamtumirën” klubit ku u rrit. Sigurisht një nga momentet më të vështira që mund të ketë përjetuar argjentinasi, pasi Barça do të ishte shtëpia e tij.

Gjeniu argjentinas “qau” më 8 gusht në lamtumirën e tij, në moshën 34-vjeçare, me 35 tituj dhe 672 gola në 778 ndeshje.

Mes lotësh dhe pas një përshëndetjeje të akullt mes futbollistit dhe presidentit, Leo ka pranuar se lamtumirën e tij me klubin e jetës së tij “nuk do ta kisha imagjinuar kurrë kështu. Do të kisha dashur ta bëja me njerëz, në fushë, me një ovacion të fundit”, pati theksuar “Pleshti”.

Të martën më 10, klubi i ri i Messit, PSG, i cili nënshkroi me argjentinasin deri në vitin 2023, tashmë ishte zyrtarizuar.

Që atëherë, ka pasur disa mesazhe të zbehta. Gjëja më e habitshme ishte kur Laporta tha në tetor se kishte “shpresën që Leo të thoshte në minutën e fundit se do të luante falas” dhe Messi u përgjigj në nëntor se “asgjë nuk është kërkuar nga unë”, teksa do të përsëriste përsëri se do të donte që të kthehej në “Camp Nou”.

Pak ditë më parë, gjatë turneut amerikan të Barçës. Laporta komentoi për “ESPN” se ai kishte “një borxh moral” me Messin dhe se do të donte “një fund të karrierës së tij me fanellën e Barçës, të duartrokitur nga të gjithë tifozët në stadium me argjentinasin në qendër të fushës”.

Një hipotezë që trajneri dhe miku Xavi Hernandez gjithashtu e miratoi. Gjithçka duket, më shumë se një ofertë, një gjest nga klubi për të normalizuar marrëdhëniet e tij me legjendën më të madhe të gjithë historisë së tij njëqindvjeçare.

Por pyetja që të gjithë tifozët e Barçës dhe Lionel Messit kanë është: A do të ketë një fund të lumtur mes Barcelonës dhe 7 herë fituesit të “Topit të Artë”?! të shumtë janë ata që presin një tjetër mrekulli nga “idhulli” i tyre që të rivishte edhe njëherë fanellën e katalanasve. Përshtatur nga Floridona Ademaj.

Etiketa: BarcelonaLionel Messinje vit nga lamtumira

Lajme të lidhura

Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse
Sport

Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

15:05 - 25/06/26
Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës
Sport

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

14:17 - 25/06/26
Gjermania synon rekordin, Ekuadori luan shansin e fundit për kualifikim
Sport

Gjermania synon rekordin, Ekuadori luan shansin e fundit për kualifikim

12:08 - 25/06/26
Para
Meta paralajmëron referendum: Populli të ndëshkojë politikanët

Meta paralajmëron referendum: Populli të ndëshkojë politikanët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pjesë “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim ish-oficeren e BKH-së dhe biznesmenin
Aktualitet

Pjesë “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim ish-oficeren e BKH-së dhe biznesmenin

17:10 - 25/06/26

SPAK ka paraqitur pranë GJKKO kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona...

Lexo më shumë
Kërcënime dhe ofendime ndaj një zyrtareje/ Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës, AMP nis hetimin

Kërcënime dhe ofendime ndaj një zyrtareje/ Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës, AMP nis hetimin

16:52 - 25/06/26
“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë

“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë

16:22 - 25/06/26

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

15:28 - 25/06/26
Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

15:05 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet