GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Një vit nga vrasja e dy kushërinjve në Vrith, policia “ngec” në vend me hetimet

14:54 - 09/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Një vit nga vrasja e dy kushërinjve në Vrith, policia “ngec” në vend me hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse ka kaluar një vit nga vrasja e dy kushërinjve në Vrith të Malësisë së Madhe, policia ende nuk ka rënë në  gjurmët e autorit të dyshuar Daniel Pepaj.


Burimet e Gijotina.com pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se hetimet për këtë vrasje po vijojnë, por akoma nuk ka një gjurmë të autorit.

Po si nisi edhe konflikti që çoi në bilancin e dy viktimave?

Vilson Çutaj kishte dalë nga qelia në burgun e Reçit, ku vuajti dënimin me 3.4 vite për kultivim kanabisi. Por sapo doli nga burgu iu rikthye sërish kanabisit. Së bashku me Klementin, i cili dyshohet se ishte organizatori, kultivuan një parcelë me kanabis në zonën e pyllëzuar te Rrencit në Malësinë e Madhe.

Dy të rinjtë, Klementi dhe Vilsoni që ishin kushërinj me njëri tjetrin, afruan pranë tyre në “biznesin” e drogës edhe Danjel Pepajn. Tre të rinjtë kishin lidhje me njëri tjetrin, pasi Vilsoni ishte kushëri me Klementin, ndërsa ky i fundit me Danjelin duke krijuar besueshmëri për ecurinë e kultivimit të kanabisit. Lëvizjet e tre të rinjve në zonë në 6 muajt e fundit kishin ngjallur dyshime te banorët e zonës.

Por jo gjithçka shkoi sikur e planifikonin, pasi 50 kg kanabis humbasin. Burimet e Gijotina.com tregojnë: Vilsoni e pyet Klementin se ku dyshon dhe ky i fundit gishtin e drejtoi nga kushëriri i tij, Danjeli, i cili e mohon që ta ketë marrë.

Megjithatë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj nuk i besojnë dhe ditën e shtunë në datë 3 Tetor 2020 udhëtojnë me makinë për të takuar Danjelin për të sqaruar dyshimet. Kujtojmë që Klement dhe Danjel Pepaj janë nga fshati Vrith, ndërsa Vilson Çutaj nga Bajza.

Përballja nuk ishte aspak e qetë. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj nuk i besojnë dhe dhunojnë Danjelin, të cilin e akuzojnë se mori nga parcela 50 kg kanabis. Por nuk përfundon këtu. Tre të rinjtë largohen nga qendra e fshatit Vrith në datë 3 tetor 2020 duke u zhdukur pa gjurmë.

Një ditë ma pas valët e telefonit i kishin lokalizuar në zona të ndryshme, Vilson Çutajn në Razmë dhe Klementin në Bogë, ndërsa për Danjelin nuk kishte asnjë gjurmë. Ky fakt është një nga misteret, se si një ditë pasi u zhdukën u lokalizuan në zona të ndryshme nga antenat e telefonive celulare.

24 orë nga zhdukja, policia sekuestroi edhe makinën e tij tip “Benz” me të cilën dyshohet se Vilsoni dhe Klementi shkuan që të takojnë Danjelin përpara se të ngjiteshin në këmbë në mal te parcela.

Një ditë më pas, në datë 5 tetor, ishin prindërit e Klementit pas zhdukjes së djalit të tyre që u shprehën se Danieli kishte dorë në zhdukjen e Vilsonit dhe Klementit.

Në datë 5 tetor policia nisi kërkimet në terren, ndërsa bashkë më efektivët edhe familjarët dhe të afërmit e tre personave të zhdukur. Pas tre ditësh kërkime, 8 tetor 2020 u gjetën trupat e pajetë të 2 prej të rinjve, Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj në zonën e pyllëzuar te Rrencit, 250 metra larg parcelës me kanabis, që kishin kultivuar.

Ata u gjetën duke ndjekur rrugën e dyshuar se mund të kenë bërë 3 personat. Një indicie ishte edhe dëshmia e banorëve të fshatit se në këtë zonë kishin dëgjuar  krismat e armëve ditën që janë zhdukur të rinjtë.

Autori Daniel Pepaj, dyshohet se pas sherrit u kërkoi 2 të rinjve të shkojnë te parcela me kanabis në zonën e pyllëzuar që të sqaroheshin. Gjatë rrugës për te parcela, në rrethana jo krejt të qarta, Danjel Pepaj mori armën, që dyshohet se e kishte fshehur në parcelën me kanabis duke i qëlluar për vdekje.

Trupat nuk ishin fshehur apo mbuluar, ndërsa janë qëlluar nga një distancë e afërt me automatik pak metra larg njëri tjetrit. Parcela me kanabis është rreth 3 orë larg në këmbë nga fshati Vrith.

 E ndërsa, sot ka kaluar 1 vit akoma nuk ka një avancim të hetimeve të policisë në lidhje më këtë ngjarje që tronditi Shkodrën. Burimet bëjnë me dije se autori i dyshuar mund të jetë fshehur në shpellat e fshatit Vrith, pasi kujtojmë që ky fshat është malor dhe i thellë, ose mund të jetë arratisur që në fillim në shtetin e Malit të Zi ndërmjet rrugëve malore që të çojnë në shtetin fqinjë.

Edhe kjo mbet një nga ato vrasje ku policia e Shkodrës, por jo vetëm edhe ajo e Shtetit ka dështuar në kërkimin  dhe gjetjen e autorit.

Etiketa: hetimetkronikePoliciaShkodervrith

Lajme të lidhura

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes
Aktualitet

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes

19:01 - 30/01/26
“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë
Breaking Views

“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë

18:33 - 30/01/26
Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt
Aktualitet

Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt

17:59 - 30/01/26
Para
Covid në Kosovë, 1 viktimë dhe 25 raste të reja

Asnjë viktimë dhe vetëm 40 raste të reja me Covid në Kosovë

TË FUNDIT

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26

Nga Eduard Halimi Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “republikë prokurorësh”, duke nënvizuar supozimin e...

Lexo më shumë
Shushica e Elbasanit pa energji elektrike, preken rreth 10 mijë banorë

Shushica e Elbasanit pa energji elektrike, preken rreth 10 mijë banorë

20:27 - 30/01/26
Kristjan Asllani mbërrin në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

Kristjan Asllani mbërrin në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:12 - 30/01/26
Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson

Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson

19:16 - 30/01/26
“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin

“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin

19:11 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com