GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Njëlloj si Tuci, Kreshnik Hajdari mori 20 mln lekë për një rrugë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, ja akuza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK arrestoi tre ditë më parë ish-kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci, se kishte ndërtuar një rrugë rurale në një zonë Pyjore me fondet e komunitetit.

Tuci, momentalisht po qëndron në burg, pasi prokuroria pretendon se në cilësinë e kryebashkiakut, ka miratuar një leje për ndërtimin e rrugës me fondet private të komunitetit.

Por, sipas Oranews, paralelisht me këtë rast, është riregjistruar e njëjta procedurë dhe në bashkinë e Kuçovës.

Kryebashkiaku i këtij qyteti Kreshnik Hajdari, ka shtruar rrugën me çakull, duke përdorur fondet private të komunitetit.

Praktika e kryerjes së punimeve ka ndodhur në fshatin Frashër të Kuçovës, e cila është e njëjta praktikë që ka ndodhur në Fushë-Arrëz dhe që tashmë çoi në burg Fran Tucin dhe dy persona të tjerë.

“…Fëmijët tanë jetojnë jashtë shtetit, shumica prej tyre në Angli dhe dy vite më parë kur erdhën shkuan në bashki për ndërtimin e rrugës me fondet e tyre. Për këtë rrugë që nuk u bë kurrë janë paguar 15 mijë Paundë, rreth 20 milion lekë në bashkinë e Kuçovës. Ne se dimë në çfarë zyre u dhanë lekët e fëmijëve, por ajo që dimë është që i çuan në bashki. Pas kësaj erdhën disa punëtorë të një firme, që vetëm gërmuan disa ditë dhe ikën…”-,pohojnë banorët, raporton Oranews.

Ndërsa një tjetër banore shprehet se: “…E lanë rrugën…erdhi deri këtu e lan. Dolëm dhe i thamë: pse e le rrugën…?. Ndërsa ai tha: “…mbaroi fondi, kaq qe…”.

Rruga ekzistuese, është ndërtuar që në periudhën e komunizmit, por për shkak të amortizimit qe shkatërruar nga gropat e rrëshqitje në disa vende.

Banorët në përditësi shfaqnin vështirësi në kalueshmëri të mjeteve si në dimër ashtu edhe në verë. Banorët e fshatit Frashër akuzojnë bashkinë e Kuçovës për vjedhjen e rreth 20 milion lekëve, kontribut financiar që u mblodh nga banorët për rregullimin e rrugës dhe sërish asgjë nuk u përmirësua dhe nuk u mësua se ku shkoi investimi i tyre për rrugën.

Pritet që në ditët në vijim, banorët ti drejtohen prokurorisë së Posaçme SPAK, me një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”, kundër kryetarit aktual të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, raporton Oranews.

Etiketa: KRESHNIK HAJDARIKuçoverruga

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Veliaj modeli më i poshtër politik

Veliaj modeli më i poshtër politik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com