GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem”, Meta flet nga qelia për akuzat

në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem”, Meta flet nga qelia për akuzat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, nga burgu 313 ku po qëndron në izolim që nga arrestimi i tij, se njerëz të SPAK prej një viti i kishin sugjeruar të arratisej.

Sipas Metës, qëllimi ishte që ta shmangnin nga aksionin opozitar dhe refuzimi çoi në rrëmbimin dhe izolimin e tij.

“Po është shumë e vërtetë që njerëz të regjimit dhe SPAK-ut prej një viti më kanë sugjeruar, jo për të më ndihmuar mua, por për të më shmangur nga aksioni opozitar dhe patriotik. Kjo provohet me faktin që pas refuzimeve të mia edhe publike, ata aktivizuan një proces fals për të më rrëmbyer dhe izoluar nga opozitarizmi siç e shpjegova më lart”, tha ai.

Meta theksoi se nuk ka asnjë akuzë zyrtare të ngritur ndaj tij dhe ë ngritur ndaj tij dhe çdo gjë bazohet në hamendësime të personave të inkriminuar dhe me probleme me drejtësinë.

“Po jua përsëris që nuk kanë asnjë akuzë, asnjë prove apo fakt penal kundër meje, prezumohem i pafajshëm dhe në këto kushte dënimi ekziston vetëm në mendjet perverse të atyre që e ideuan dhe ekzekutuan këtë plan rrëmbimi politik për të përjetësuar Shqipërinë si koloni të Sorosit dhe mafias ndërkombëtare”, u shpreh Meta.

Nga burgu 313 ku po qëndron në izolim që nga arrestimi i tij, tregoi se ka preferuar të qëndrojë te 313 dhe jo në një burg ku ndoshta kushtet mund të ishin më të mira, për të qenë pranë familjes dhe miqve.

“Dua të jem pranë prindërve, motrës dhe fëmijëve. Nuk dua të “lodh” shumë edhe avokatin meqenëse edhe ju e kërkoni nëpër studio. Por dua të jem edhe sa më pranë drejtuesve të Partisë së Lirisë.

Për sa i takon palestrës e kam thënë edhe më parë se një njeri që s’ka vullnet edhe po të flejë në palestrën më të mirë mund të mos bëjë asgjë. Ndërsa ai që ka vullnet e shpik “palestrën” edhe në 15m2…Dita ime është e mbushur kryesisht me lexime, shënime, kujtime dhe me letra që u shkruaj kolegëve, miqve e të afërmve dhe po kështu duke lexuar letrat e tyre.

Po qëndroj vetëm, por nuk ndihem vetëm. Ndërkohë bëj ushtrime të ndryshme stretching, etj”, tha Meta. /Euronews/

Etiketa: Ilir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
“Beqaj u përdor për të penguar pyetjen e Ramës dhe Nushit”/ Boçi: Për inceneratorët ndërhyri Ambasada e SHBA

"Beqaj u përdor për të penguar pyetjen e Ramës dhe Nushit"/ Boçi: Për inceneratorët ndërhyri Ambasada e SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com