GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Njeri i pacipë që sillet rrotull nëpër sheshe

13:16 - 27/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajmet që servir Rama dhe ajo që shohin shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Përkufizimi i parë i njeriut të pacipë është: ai që flet fjalë e që bën punëra të turpshme në një mënyrë të tepruar. Një njeri i tillë është gati të bëjë be or’e çast; nuk e çan kryet kur flasin keq për të, as kur e shajnë; është i dobët nga karakteri dhe aq i paturp, sa mund të bëjë çdo gjë.

Kështu për shembull s’e ka për gjë t’ia marrë Kordakut (valle pijanecësh në antikitet), pa qenë i dehur e të hyjë me kor komikësh pa maskë; të vijë rreth e rrotull nëpër sheshe e të mbledhë hokatarë si vetja nga njerëzit që hynë në ato mexhlise, grindet me ata që kanë ndonjë mangësi, qoftë edhe fizike. Është i zoti të hapë hotel, të mbajë shtëpi publike, të marrë përsipër çdo punë, qoftë ato më të turpshmet, të bëhet kasnec, gjellëbërës, të lozë me zare.

I fton dhe i mbledh turmat, vihet në mes të tyre, u flet me zë të lartë e të ngjirur e më në fund i shan, s’e ka për gjë të vetëquhet e t’i quajë gomarë; disa nga ata që ndodhen aty afrohen më shumë e gajasen, kurse një pjesë tjetër shkon pa e dëgjuar fare; kështu pra, ca dëgjojnë vetëm fillimin e ligjëratës, disa vetëm pak fjalë e një palë tjetër dëgjon vetëm një pjesë të vogël.

Këtij njeriu i është mbushur mendja se vetëm nëpër mexhlise të tilla mund ta tregojë paturpësinë e tij.

Sillet nëpër gjykatore e herë ai i ngreh në gjyq të tjerët, herë paditet ai vetë prej të tjerëve; në disa gjyqe nuk shfaqet fare, duke e vërtetuar këtë mungesë edhe me be kurse në disa të tjerë çon njerëzit e tij me kutinë e shkresave në gji e me një tok letrash në dorë; s’e ka për gjë të mbledhë rreth tij njerëz të hurit e të litarit, të bëhet kryetar i tyre dhe aty për aty t’u japë hua me një fajde atipike, nënshtrimin.

Vetëm një muaj në çdo katër vjet e shfaq pacipërinë e tij, ku sulet nëpër gjellëtoret, nëpër vendet ku shitet dinjiteti dhe i hedh të hollat që mbledh nga fajdeja katërvjeçare.

Njerëz të këtillë nuk durohen dot, se mbë nj’anë shajnë gjithë botën me gojën e tyre të lëshuar e më anën tjetër thërresin aq shumë sa buçet sheshi i tërë dhe tellallët (ekranet) e tij.

E keni të vështirë t’i vendosni emrin të pacipit (?)

Etiketa: Edi RamaHysni GurraOpinion

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Edi Rama i vetmi anti-Amerikan në Shqipëri

Gomari veshgjatë, bostani dhe zorraxhiu i Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26

Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara. Në...

Lexo më shumë
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com