GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Njëri vdiq nga overdoza’,ish-përdoruesi: Drogë gjen kudo në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Njëri vdiq nga overdoza’,ish-përdoruesi: Drogë gjen kudo në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i përdoruesve të drogës ka ardhur në rritje, e po ashtu edhe kërkesa për t’u shkëputur nga varësia.

Rreth 1300 persona në të gjithë Shqipërinë po marrin trajtim me metadon. Historitë e tyre janë të ndryshme, por pikënisja është e njëjtë, kurioziteti në adoleshencë.

Ata që duan të lënë drogën, ditën e nisin në qendrën ‘Aksion plus’, ku marrin metadon, terapi që i bën të mos përdorin lëndë narkotike. Aty takuam Albanin. Ai rrëfeu për Euronews Albania, se vetëm një ditë më parë një 17-vjeçar, ndërroi jetë nga overdoza.

“Jo me shumë se dje një 17-vjeçar iku, vdiq tjetri, kalama, e ka vazhduar si puna ime, si e kam nis për herë të parë…”, thotë ish-përdoruesi. Prej më shumë se 11 vjetësh ai ka qenë konsumatorë i lëndëve narkotike, e ka nisur me hashashin në moshën 10-vjeçare, për të kaluar disa vite më pas tek heroina.

Duke pirë t ë tjerët e kam kërkua dhe më kanë dhënë, e kam pirë… si fillim nisa me hashash. Rrija me ca çuna dhe ata bënin me shiringë, e provova. Kisha kuriozitet ta provoja, ta shikoja”, tregon ai. Edhe pse një adoleshent, ai nuk ka hasur kurrë vështirësi për të gjetur lëndët narkotike. “E gjen kudo veç të kesh lekë. Në ‘Kinostudio’ ku nuk ke, në Kombinat …”, shprehet ai

Varësia nga droga është përtej çdo limiti, e ai rrëfen se dhimbjet kur nuk e merr janë të padurueshme.

“Dhimbjet… nuk rri dot një ditë. Më mirë të thuash të vdes, vetëm ato mos i duroj, janë shumë të forta krizat”, thotë ai.

Teksa na tregon, ka arritur limitin e jetës, por tani ka vendosur të heqë dorë, për familjen, të cilën pohon se e shkatërroi si pasojë e varësisë së tij.

“Çuni më është rritur, ai më tha babi lëre, veç prej atij po mundohem më shumë…njëherë isha duke vdekur se kapa një damar të keq dhe unë e shtyva veç të qetësohesh. Kam 4 vjet që jam ndarë. S’kisha ndërmend të ndahesha po më bëri kjo, që u shkatërrova nga të gjitha”, tregon ish-përdoruesi.

Me mijëra janë përdoruesit që kërkojnë të shkëputen nga varësia, por fatkeqësisht, pak janë ata që ja dalin.

Në Shqipëri numërohen rreth 70 mijë përdorues të drogave të ndryshme. Problem është ulja e moshës së fillimit të produkteve narkotike.

“Kemi një trend të uljes së moshës, në qoftë  se deri dje kishim një trend të moshave 18- 20-22 tani flasim për eksperimentim të moshave 12-13 veç, fëmijë, adoleshent”, thotë Oltjon Korreshim, punonjës social.

Ndërsa shifrat rriten çdo ditë, vetëm 2% e përdoruesve të drogës tentojnë të shkëputen prej saj duke kërkuar ndihmën e specialistëve në 8 qendrat e ‘Aksion plus’ të shpërndara në të gjithë vendin.

Etiketa: drogaShqiperi

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Humbi të motrën, Valbona Mema: Duket si ëndërr, ishte si një nënë

Humbi të motrën, Valbona Mema: Duket si ëndërr, ishte si një nënë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë
Botë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se forcat iraniane goditën objektiva të lidhura me ushtrinë amerikane në përgjigje të sulmeve...

Lexo më shumë
A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Helmimi i studentëve të policisë, AKU pezullon aktivitetin e Sori-Al deri në përgjigjen e analizave

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al

12:43 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet