GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Njeriu i Xhakollit dhe i Ballukut, pazar me Shkëlqim Kupën për 2.5 miliardë lekët e kanalizimeve

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Reforma “Balluku” e ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve turbullon ujin e tenderave duke centralizuar korrupsionin me fondet

Reforma “Balluku” e ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve turbullon ujin e tenderave duke centralizuar korrupsionin me fondet

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reforma “Balluku” e ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve turbullon ujin e tenderave duke centralizuar korrupsionin me fondet. Janë 2.5 miliardë lekë që do të hidhen për rrjetin e kanalizimeve në qytetin Prrenjas, por tenderin e bën drejtori nga Pogradeci. Për të marrë këtë fond të madh të projektit në Prrenjas janë bërë manovra me shkrirje dhe krijim shoqërish të reja.

Ndërkohë ndërmarrja e ujësjellësit të Librazhdit dhe Prrenjasit paska falimentuar dhe tashmë qëndron në pezull me statusin “në likuidim”. Se çfarë lidhje ka Prrenjasi me Pogradecin këtë e di vetëm Ministrja Balluku dhe kryetari i Bashkisë, Ilir Xhakolli që kanë respektivisht 51% dhe 36.1% të aksioneve të shoqërisë së re rajonale. Ky “riorganizim” ka lënë jashtë Librazhdin, ndërsa qytezën e Prrenjasit e ka marrë në sqetull. Kryetari i Prrenjasit, Nuri Belba, kishte vite që e hartoi projektin e rrjetit të kanalizimeve, por ia paskan marrë “kafshatën” nga goja.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Ndërtimi i rrjetit të KUZ, qyteti Prrenjas”. Deri më sot, sistemi i kanalizimit dhe furnizimit me ujë në këtë qytet menaxhohej nga Ujësjellës Kanalizime Librazhd-Prrenjas Sh.A, i cili sot ka si administratore likuiduese Nerjalda Shukullin dhe është në varësi të Bashkisë Librazhd dhe Bashkisë Prrenjas.

Pas këtyre manovrave, tenderi është dhënë pa garë fare! Deri më datë 30 prill 2024 ka qenë afati i fundit i paraqitjes së ofertave dhe deri atëherë kanë shfaqur interes për konkurrim 7 kompani. Oferta më e lirë është dorëzuar nga firma Alba Konstruksion, me vlerë 1.8 miliardë lekë, por bashkë me 5 kompani të tjera u skualifikuan nga procedura me argumentin se nuk plotësojnë kriteret e vendosura. Në këtë mënyrë në fazën finale mbeti vetëm firma ‘Kupa shpk’ me propozimon 2.3 miliardë lekë.

Me këto gabime në dokumente dhe me mungesë të ofertave të përshtatshme, njeriu i Xhakollit dhe i Ballukut, administratori i UK Pogradec, Johan Sterjo duhej ta anulonte tenderin.

Në vend të kësaj pikë që parashikon ligji, Sterjo ka vazhduar procedurën pa garë, duke ia dhuruar kontratën Shkëlqim Kupës,.

Open Data e ka vlerësuar prokurimin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kupa përfituar mbi 150 prokurime, 70 prej të cilave pa garë, në njësitë vendore dhe institucionet qendrore, ku pjesa dërrmuese kanë marrë “Flamurin e kuq”.

 

Mashtrimet Kupës me situacionet e punëve publike

Tenderat e shoqërive të ujësjellës kanalizimeve janë specialitet e kësaj kompanive, ku shpesh është konstatuar mashtrimi në realizimin fiktiv të kontratave. Shkëlqim Kupa gjatë punimeve të ujësjellësit të Lalzit, ka bërë situacione false për punë që nuk ekzistojnë. Vetëm duke mashtruar me transportin e materialit të gërmuar, mbushje me rërë dhe mbushje me zhavorre, janë vjedhur 230 milionë lekë.

Vjedhjet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi të veprimtarisë së Ujësjellësit të Durrësit, nën drejtimin e ish drejtorit Spartak Kovaçi, i cili do ta çonte këtë ndërmarrje në falimentim.

Kovaçi i Durrësit i ka dhënë Kupës tenderët kryesorë, me vlerë dhjetëra milionë euro, ku dyshohet se janë vjedhur disa milionë euro, duke zbatuar të njëjtën skemë.

Më favorizimin nga Kovaçi, “Kupa” Shpk  ka marrë tenderat:

Rikonstruksion i rrjetit ekzistues të qytetit të Durrësit, zona 14, Bashkia Durrës (2 milionë euro); Rikonstruksion i ujësjellësit sektori Qendër, njësia administrative Sukth, Bashkia Durrës;

Rehabilitim i linjave të ujësjellësit në lagjen nr.15, ish Punishtja e Makaronave, Rruga “Dardania”, “Gjeneral Telin”, “Vëllezërit Frashëri”, “Pjetër Budi”, Bashkia Durrës;

Përmirësim i furnizimit me ujë, Njësia Adm. Rrashbull, Lagjia Ballë, Bashkia Durrës;

Ndërtim kanali i ujërave të bardha Lgj. Nr.4 Rruga Egnatia Drejtoria e Hekurudhës, Danubi, Hipoteka dhe Rruga ‘Adria’ tek Ura e Dajlanit

; Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në zona në Lagjeve Nr.1, Nr.4, Nr.5, Nr.8, Nr.18, Bashkia Durrës;

Rehabilitim i rrjetit të kanalizimeve në zonën e qytetit, Bashkia Durrës; Rehabilitimi i digës së ujëmbledhësit Arapaj;

Rikonstruksione në rrjetin ekzistues të qytetit të Durrësit, Zona 13/2 dhe ndërtimi i Depos 2/2,Loti I, Bashkia Durrës.;

Përmirësimi i furnizimit me ujë Lagjia Nr 1, Vadardhë, Njësia Administrative Sukth Bashkia Durrës;

Ndërtim linje ujësjellësi për lidhjen e depos së re në Arapaj me rrjetin shpërndarës Plazh, Bashkia Durrës; Rikonstruksioni i linjës furnizuese ne depon Nr.3 Arapaj, Rr. “Shkolla Arapaj”, Njësia Adm. Rrashbull, Bashkia Durrës;

Ndërtim rrjet kanalizimi i ujërave të ndotura, lagja nr 1, rruga “Kont Urani” dhe rruga “Ulliri i Cel Islamit” Bashkia Durrës;

Rehabilitimi i ujësjellësit të fshatit Jube ( zëvendësimi I linjës kryesore 250 PE) Njësia administrative Katund i ri, Bashkia Durrës; Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Shënavlash, Nj.Adm.Rrashbull, Bashkia Durrës.

Lista është e gjatë. Vlera është dhjetëra milionë euro që kanë dalë nga thesari i shtetit drejt llogarive të Kupa sh.p.k..

E njëjta lidhje është edhe me kryebashkiakun e Kamzës, ku Kupa u mbush me tendera para zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

 

Kush është drejtori që ka firmosur letrat e tenderit

Së fundmi, dy fjalë për njeriun e Ilir Xhakollit dhe të Belinda Ballukut në krye të Autoritetit Kontraktor të tenderit, Johan Sterjo. Drejtori më parë ka qenë nënkryetar i bashkisë Pogradec, por dha dorëheqje në janar 2023.

Vendimi i Sterjos për t’u dorëhequr vjen pasi motra e tij, Viola Sterjo u arrestua për mashtrim. 39-vjeçarja, ish-punonjëse në administratë, u vu në pranga, pasi arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korçë dhe Pogradec. Duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe njohjet në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Sterjo dilte garant tek subjektet se do të fitonin projekte nga AZHBR-ja, me vlera financimi nga 1 milionë deri në 4 milionë euro.

Pra, iku nga nënkryetar për të marrë një vend ku firmos tendera të tillë! Kështu, që Kupa e ka pasur të lehtë të marrë kontratën 2.5 miliardë lekë të firmosur nga administratori Sterjo.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBallukuilir xhakolliPogradecPrrenjasred flagShkelqim Kupaujesjlles

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Raporti/ Mungesa e investimeve në pajisje mjekësore çon pacientët te privati

Raporti/ Mungesa e investimeve në pajisje mjekësore çon pacientët te privati

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş