GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Njerka e pa abuzimin dhe nuk tregoi’/ 14 vite burg për babanë që vrau përdhunuesin e të bijës, i afërmi: Zbulime tronditëse në gjyq

20:58 - 14/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Njerka e pa abuzimin dhe nuk tregoi’/ 14 vite burg për babanë që vrau përdhunuesin e të bijës, i afërmi: Zbulime tronditëse në gjyq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë gjykata e Larisës ka dhënë dënimin në shkallën e parë për Fatmir Tarellarin, i cili në janar të vitit të shkuar vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani.

Babai i tre fëmijëve është dënuar me 14 vite burg, ndërsa në sallën e gjyqit ka kërkuar falje për krimin e bërë, por ka thënë se ka qenë i tronditur kur ka zbuluar se e bija abuzohej prej 12 vitesh seksualisht prej tij.

Në një intervistë për emisionin në Top Channel ishte sot kushëriri i Fatmir Tarellarin, Astrit Tare, i cili ka qenë dhe prezent në sallën e gjyqit.

Ai ka deklaruar se Fatmiri është dënuar me 14 vite burg për aktin, ndërsa nga dëshmitë është zbuluar se partnerja e tij, ka parë skenë e përdhunimit 12 vite më parë nga vëllai i saj drejt thjeshtrës dhe nuk ka treguar.

I afërmi i autorit ka hedhur poshtë disa raportime të bëra në mediat greke kur thuhej se e mitura i ka falsifikuar mesazhet që i ka treguar të atit si kërcënime që i vinin prej 33-vjeçarit.

Ai tha se gjykata nuk ka deklaruar në asnjë moment që përdhunimi dhe abuzimi nuk ka ndodhur, ndërsa sa i përket mesazhit, bëhet fjalë vetëm për një të tillë që ka ndodhur 3 ditë para ngjarjes.

Sipas tij ai mesazh ka qenë i papërfillshëm dhe nuk është marrë parasysh nga organet e drejtësisë, dhe se vajza nuk ka bërë deklaratë të rremë në lidhje me përdhunimin që i ka ndodhur për 12 vite nga vëllai i njerkës së saj.

“Në datën 9 unë kam qenë në sallën e gjyqit në Larisa, dhe një ditë më pas gjyqi ka përfunduar dhe kushëriri im është dënuar me 14 vjet. Në asnjë mënyrë nuk është shprehur që vajza nuk është përdhunuar dhe nuk është keqtrajtuar nga ai kriminel”.

Vajza është dhunuar, Fatmiri ka bërë gabim që ka vrarë, dhe ka marrë dënimin. Nëse vajza dhe Fatmiri do kishin gënjyer, do ishte dënuar me burg përjetë. Është dënuar në shkallën e parë me 14 vjet që kjo do të thotë se ka një gjykim tjetër në vijim.

Flitet vetëm për një mesazh jo për të gjitha, se dhunimi ka filluar 12 vjet përpara, dhe ai mesazh ka qenë tre ditë para se të kryhej vrasja, mënyra si është bërë dhe pse është bërë, është fare e thjeshtë që ndonjëherë ndodh dhe sindroma e Stokholmit. Por vajza nuk ka pasur afeksion me të, ka qenë vetëm një episod. Ky mesazh nuk është marrë parasysh nga askush.

Aty kanë dalë rrethana shumë drithëruese, që njerka e vajzës kur është bërë përdhunimi e ka parë dhe ka folur me Fatmirin dhe  me vajzën e saj dhe të vajzës së Fatmirit.

Ka kapur vëllanë e vet në atë ditë që e ka përdhunuar, 12 vite më parë dhe kjo është shumë e dhimbshme. Kanë dëshmuar shumë persona, nga dy orë i kanë marrë në pyetje deri sa të dal e vërteta dhe e vërteta ka dalë dhe Fatmiri është dënuar me 14 vite.

Ta thashë se çfarë është sindroma e Stokholmit, është një mesazh i izoluar dhe ai mesazh nuk është marrë parasysh para atyre fakteve tronditëse që kanë dalë.

Ai ka thënë që kam bërë gabim që kam bërë këtë vrasja, dhe në vendin tim këtu të ishte ai person që ka kryer dhunimin e vajzës time. Është kthyer nga prindërit e viktimës dhe ka kërkuar falje, se nuk ka vrarë një pulë.

Sepse dhe unë e kam pasur shumë të vështirë të shikoja në gjyq prindërit e viktimës që po ashtu i kam kushërinj, por ama t’i ndajmë ca gjëra.

Vajzën nuk duhet ta vrasim për herë të tjera, se është vrarë boll.

Gjendja e vajzës nuk është se është e qetë, është e ngarkuar. Po të nisim nga tragjedia, ngarkesa psikologjike që ka pasur Fatmiri në momentin e krimit ishte shumë e rënduar, sepse viktimën ai e ka trajtuar si vëlla, tradhtia ka ardhur nga brenda, aq më tepër që gruaja e tij e ka parë këtë dhe e kanë mbajtur të fshehtë.

Janë bërë shumë gjëra në këto 12 vite që ata nuk trajtuar.

Kur isha në Greqi pas ngjarjes, bisedova me Fatmirin dhe i thash që tani ka ardhur koha që ka ardhur një ndihmë financiare, dhe kanë qenë ato tre vajza qe nuk pranuan, dhe po të mos ishin ato të pastra dhe të mira, do t’i kishin pranuar.

Vajzat janë të treja bashkë, në gjendje të rënduar”, u shpreh ai.

Etiketa: gjyq

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Zyrtarja e BE rrëzon propagandën e Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet

Rrëzoi propagandën e Ramës, Marta Kos: Nuk ka anëtarësim në BE brenda 2030 pa luftuar korrupsionin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com