GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Njëzetë e tetë deputetë kërkojnë shkarkimin e Lindita Nikollës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Njëzetë e tetë deputetë kërkojnë shkarkimin e Lindita Nikollës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarizohet kërkesa e 28 deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës. Kërkesa për shkarkimin e Nikollës ka ardhur nga 28 deputetë të Partia Demokratike, ku theksohet se Kryetarja e Kuvendit, me qëllim të vetëm mbrojtjen politike të Edi Ramës, të kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane se ka korruptuar dhe bashkëpunuar me një agjent të FBI-së të lidhur me Rusinë, vendosi në paligjshmëri dhe arbitraritet të mbyllë Parlamentin. Kërkesa është firmosur edhe nga 4 deputetë të grupit të Berishës.

‘Për llogari të Edi Ramës, që drejtësia amerikane e faktoi para botës mbarë lidhjen e tij korruptive me një zyrtar të FBI-së, të lidhur me Rusinë, kryetarja e Kuvendit asgjësoi Parlamentin për llogari të Edi Ramës.’- thuhet në kërkesë.

Sipas 28 deputetëve të PD, kryetarja e Kuvendit, duke iu mohuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të drejtën për pyetje, të drejtën për interpelancë dhe të drejtën për të diskutuar lidhur me çështjet e përfshira apo të papërfshira në rendin e ditës, ka vepruar në shkelje të rëndë të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, duke përdhosur parlamentarizmin dhe minuar funksionimin demokratik të Kuvendit.

Shkresa i drejtohet Këshillit të Legjislacionit në Kuvend. PD nuk i ka bërë me dije zyrtarisht emrat e 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën.

Pas kaosit të krijuar në Kuvend ditën e enjte, Lindita Nikolla e mbylli seancën pa diskutime, vetëm kaloi në votim projektligjet, të cilat u miratuan vetëm me votat e maxhorancës. Nikolla përjashtoi Sali Berishën, por ky i fundit nuk e liroi foltoren dhe për këtë arsye mori edhe vendimin për të mbyllur seancën.

Etiketa: kerkesaKryesore1Nikollazyrtare

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com