GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Njihni pavarësinë e Kosovës”, Konjufca në Greqi: Do jetë investim për stabilitet në Ballkan

18:51 - 02/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
“Njihni pavarësinë e Kosovës”, Konjufca në Greqi: Do jetë investim për stabilitet në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Greqi ka bërë thirrje për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe bashkëpunim rajonal për t’i përballuar pasojat që po shkakton lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Ai tha se pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka potencialin të përkeqësojë tensionet ekzistuese në rajonin tonë, prandaj, ai tha se duhet t’u qëndrohet besnikë vlerave europiane.

“Me një partneritet të palëkundur me NATO-n dhe SHBA-në, ne mund të mbrojmë rajonin tonë nga kërcënimet serioze destabilizuese që mund të kenë për synim të shkaktojnë ndryshime thelbësore në rendin ndërkombëtar”.

Konjufca në foltore tha se rajoni mund t’i zgjidhë të gjitha problemet duke përparuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe në bashkëpunimin rajonal ndërmjet vete.

“Mbështetja e të gjithëve, e paraprirë nga njohja e Kosovës, duhet parë si një investim strategjik për të ardhmen, si një hap i domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit por edhe për zhvillimin tonë të përbashkët. Prandaj dëshirojmë t’ju ftojmë ju dhe qeverinë tuaj që të mbështetni përpjekjet e Kosovës për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, statusin e kandidatit në BE, anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë”.

Konjufca shtoi se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia, përpos që është shkatërrues për popullin ukrainas dhe ka kosto të lartë për njerëzit, ekonomitë dhe marrëdhëniet, gjithashtu po ndikon drejtpërdrejt edhe në sigurinë rajonale, duke përfshirë energjinë dhe furnizimin agroushqimor.

“Pikërisht tani që ekonomitë e rajonit tonë ishin duke u gjallëruar, lufta në Ukrainë e tronditi gjithë rajonin, kryesisht nëpërmjet çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve, por edhe nëpërmjet ndërprerjes së flukseve të tregtisë dhe investimeve. Le të mos harrojmë se rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve pritet të rëndojë shumë familjet me të ardhura të ulëta, të cilat tani po shpenzojnë një pjesë shumë më të madhe të të ardhurave të tyre për nevojat bazike siç është ushqimi dhe ngrohja.”

Për të naviguar nëpër këto sfida, thotë Konjufca, duhet punuar së bashku.

“Ne duhet t’i harmonizojmë plotësisht politikat tona të jashtme me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë sanksionet dhe duhet të jemi të vendosur me qëllimet tona”.

Konjufca foli edhe për kontributin e dhënë ndaj Ukrainës pas nisjes së agresionit rus.

“Republika e Kosovës ka qenë aleate dhe partnere e BE-së dhe e Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar Kosova strehoi më shumë se 1300 afganë të evakuuar, duke treguar solidaritet me refugjatët dhe përkushtimin afatgjatë të Kosovës ndaj NATO-s. Për më tepër, rreshtimi i Kosovës me politikën e jashtme të BE-së në sanksionet kundër Rusisë dhe gatishmëria e saj për të akomoduar 5000 refugjatë ukrainas dhe për të ofruar kushte jetese dhe pune për 20 gazetarë është edhe një herë shenjë e rreshtimit të politikës së jashtme dhe përkushtimit ndaj integrimit në BE, standardeve dhe vlerave”.

Kryeparlamentari kosovar shpalosi edhe ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

“E ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe ne kërkojmë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, prandaj preferojmë të ndjekim një rrugë të qartë dhe të ecim përpara. Megjithatë, Kosova po përballet me një sfidë tjetër. Ne jemi i vetmi vend në rajon, ku qytetarët tanë ende kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Evropë. Që nga viti 2018, Komisioni Evropian disa herë ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të udhëtuar pa viza, dhe Parlamenti Evropian dy herë ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave përmes rezolutave të miratuara nga shumica dërrmuese. Edhe pas kaq vitesh që i kemi përmbushur gjitha kërkesat, ne ende nuk e shohim dritën në fund të tunelit”.

Etiketa: kojnuri

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Presidenti i ri/ PS bën lëvizjen qesharake, fton për këshillim, Ylli Ndroqin dhe konsullatën greke

Lehtësia e një presidenti socialist, efekti i parë i rikthimit të Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com