GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Njihuni me dobitë që vijnë nga konsumimi i qershive

18:15 - 12/05/22
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Njihuni me dobitë që vijnë nga konsumimi i qershive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përveç shijes së mirë, konsumimi i qershive ka vlera shtesë edhe falë pranisë së vitaminave, antioksidantëve dhe shumë përbërësve të tjerë, të cilët ofrojnë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë ndihmën kundër pagjumësisë, dhimbjeve të ndryshme dhe shkrirjen e yndyrave, rrjedhimisht rënien në peshë. Ndaj dhe dietologët përveç fakteve të sipërpërmendur listojnë edhe 11 arsye të tjera, se përse duhet patjetër të konsumoni qershitë disa herë në javë.

Përfitimet

Qershitë mburren me një listë të gjatë të fuqive shëruese. Janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve, e gjithashtu, shkaktojnë vetëshkatërrimin e qelizave kancerogjene – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershitë, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Kundër diabetit

Qershitë e ëmbla kanë një indeks të ulët glicemie (22), më të ulët se kajsitë ( 57), rrushi ( 46), pjeshkat (42), boronicat (40) dhe kumbulla (39). Kjo i bën qershitë një zgjedhje të mirë për një vakt të ndërmjetëm në krahasim me shumë fruta të tjera, sidomos për diabetikët.

Pagjumësi

Sërish një tjetër natë pa gjumë? Lëngu i qershive është shpëtimi! Pini lëng qershie 30 minuta pas zgjimit dhe 30 minuta para konsumimit të vaktit të mbrëmjes. Disa persona, të cilët kishin probleme me pagjumësinë, u bënë pjesë e një studimi me bazë konsumimin e qershive. Rezultoi se këta persona, pas disa kohësh kishin nivel të lartë (melatonine), një substancë, e cila gjendet në qershi dhe është e njohur për rregullimin e cikleve të gjumit në trup.

Rënie në peshë

Veçanërisht qershitë jo shumë të ëmbla, por që kanë lëng më shumë lëng, ndihmojnë në reduktimin e nivelit të yndyrave në trupin tonë. Studiuesit kanë nënvizuar se konsumimi i qershive vjen në ndihmë personave që duan të bien në peshë.

Kundër Alzheimer-it

Shoqata e Mjekëve në luftën kundër Alzheimer-it, ka futur qershitë në listën e ushqimeve që ndihmojnë për rritjen e nivelit të kujtesës dhe ndihmojnë sistemin konjunktivë. Falë pranisë së lartë të antioksidantëve, qershitë janë një frutë i mirë për t’u konsumuar, veçanërisht për të forcuar kujtesën.

Kundër iktusit

Nuk mund të mos kishte përfitime edhe sistemi kardiovaskular me konsumimin e qershive. Janë frutat që ndihmon më së shumti në mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut, si dhe për diabetikët.

Ngadalëson plakjen e lëkurës

Qershitë kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve se çdo frutë tjetër. Antioksidantët ndihmojnë trupin për të luftuar radikalet e lira, që na bëjnë ne të dukemi të vjetër. Pirja e përditshme e një gote me lëng qershie ngadalëson procesin e plakjes, sipas shkencëtarëve të Universitetit të Miçiganit. Lëngu i qershive rekomandohet, gjithashtu, si një trajtim alternativ për lëkurën.

Kundër dhembjeve të muskujve

Një filxhan e gjysmë qershi ose një filxhan lëng qershie mund të zvogëlojë inflamacionin e muskujve dhe dhimbjen e tyre. Kjo këshillë iu është dhënë veçanërisht atletëve, të cilëve iu është këshilluar konsumimi i lëngut të qershisë dy herë në ditë, për shtatë ditë rresht. Atletët që pinin lëngun e qershive rezultoi se kishin më pak dhimbje të muskujve pas garës, se sa ata që pinin një tjetër lëng frutash.

Hipertension

Falë pranisë së lartë të potasiumit, i cili ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, redukton ndjeshëm rrezikun për sëmundjen e hipertensionit, duke e mbajtur nën kontroll.

Inflamacionit

Qershitë kur konsumohen përditë, kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e inflamacionit. Ato janë gjithashtu, të mbushura me antioksidantë dhe fitokemikale, që mbrojnë zemrën.

Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë

Substancat në qershitë e tharta, mund të zvogëlojë formimin e kimikateve kancerogjene, që zhvillohen veçanërisht me konsumimin e ushqimeve të thata. Konsumimi i qershive ndihmon sistemin tretës pasi luajnë edhe rol hidratues dhe pastrues.

Një filxhan qershi ka vetëm 90 kalori dhe është një burim i mirë i fibrave.

 

Etiketa: qershi

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Gega: Lojtarët u ndikuan nga rezultatet e kundërshtarëve. E ardhmja? Nuk e di akoma

Skënder Gega e mbyll me Skënderbeun, ka vetëm falënderime

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com