GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Njihuni me gruan që i qëndroi pranë për 50 vjet Toto Cotugno-s

17:59 - 24/08/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Njihuni me gruan që i qëndroi pranë për 50 vjet Toto Cotugno-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur vargjet e “L’italiano”, “Solo noi”, “Buonanotte” apo “Emozioni” janë shndërruar në lajtmotive jete për qindra mijëra dëgjues italianë e jo vetëm, për jetën personale të Toto Cotugno-s dihet shumë pak. Këngëtari, producenti dhe tekstshkruesi i njohur mbylli sytë përgjithmonë pasditen e 22 gushtit, në një spital në Milano pas një beteje të gjatë me shëndetin.

Pranë tij ishte Carla, bashkëshoqëruesja besnike që i tha “PO” në vitin 1971, gruaja me të cilën kaloi pothuajse gjysmë shekulli bashkë. Një dashuri e madhe që nuk mori fund kurrë, pavarësisht tradhtisë së 30 viteve më parë, që e bëri Toto-n baba të Nico-s, lindur nga një marrëdhënie jashtë martese. Carla nuk u largua, ajo mbeti gjithmonë aty pranë tij. Ishte pikërisht ajo që e bindi të njihte të birin.

Ishte totalisht e shkëputur nga bota e spektaklit, madje janë shumë të rralla imazhet e tyre së bashku. Në internet është thuajse e pamundur të gjesh foto të tanishme se i përkasin 30 viteve më parë, por ajo nuk hoqi dorë prej asaj që kishin krijuar. “ Carla mund të më nxirrte nga shtëpia, por nuk e bëri kurrë. Madje, ishte ajo që këmbënguli që ti jepja mbiemrin tim”,-është shprehur Cotugno në një nga intervistat e dhëna shumë kohë më pare. Jeta familjare e Toto-s nuk ka qenë aq e lehtë sa mund të mendoni.“Kam parë motrën time Anna-n të vdesë para syve të mi. Ishim duke ngrënë gnocchi (njoki) dhe një prej tyre i shkoi keq dhe u mbyt. Ajo ishte 7 vjeç, kurse unë 5. Pak muaj më vonë, vëllai im Roberto kaloi meningjitin dhe pati një jetë të komplikuar. Motra tjetër, Rosanna, po ashtu pati probleme. Ishte fëmija e parë në Itali, në Torino, që u operua nga zemra. Babai ynë hyri në borxh për këtë ndërhyrje, të cilën arriti ta shlyente në 1978-n, dy vjet para se të vdiste”. -ka rrëfyer dikur ai.

Duke u ndalur te familja, ishte i ati trombist ai që do e afronte me muzikën. Që 9 vjeç, Toto i binte trombës në të njëjtin grup muzikor më të. Pjesa tjetër, me kohën u shndërrua në histori.

Etiketa: Grua

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Lubonja: Ahmetaj sherr me Zoton në 2020, ja pse Rama e lëshoi…

Lubonja: SPAK nuk shkon në thelb të sistemit kriminal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26

Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Tiranë kanë...

Lexo më shumë
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com