GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Njohja e Kosovës, Vuçiç: Serbia mbështet integritetin e të gjitha vendeve të OKB-së

09:45 - 22/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Njohja e Kosovës, Vuçiç: Serbia mbështet integritetin e të gjitha vendeve të OKB-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 21 shtator në Nju Jork se Serbia mbështet integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Serbia mbështet integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë atë të Ukrainës.

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç ka thënë se Serbia “ka vepruar me përgjegjësi dhe seriozitet” në këtë aspekt.

“Ne jemi në kërkim të një përgjigjeje të qartë të pyetjes që unë ua kam bërë bashkëbiseduesve, liderëve të shumë shteteve për vite me radhë cili është dallimi në mes të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, pasi kjo e fundit është përballur me shkelje të rënda, të cilave shumë prej jush u keni dhënë njohje ndërkombëtare dhe legjitimitet. Unë nuk kam marrë kurrë një përgjigje racionale në këtë pyetje nga askush”.

Deklarata e tij ka qenë referencë për Kosovën, e cila ka shpallur pavarësinë më 2008. Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës dhe ia bllokon anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, përmes mbështetjes së Rusisë dhe Kinës.

Vuçiç ka thënë gjatë fjalimit të tij se Serbia “me durim dhe shumë gatishmëri do të vazhdojë të kërkojë kompromis” me Kosovën, në negociatat që ndërmjetëson Bashkimi Evropian në Bruksel.

“Kompromisi është mënyra e vetme për të arritur paqe afatgjatë. Ne tashmë kemi shterur të gjithë mundësitë tjera dhe nuk po mendojmë të kthehemi në rrugën e luftës dhe përgjakjes”.

Sipas tij, rajoni i Ballkanit nuk mund të durojë edhe një konflikt tjetër. Presidenti serb ka theksuar se Beogradi është duke zhvilluar negociata “në kushte komplekse, me elemente të një lufte hibride dhe fushatë të ndyrë nga ana e publikut ndërkombëtar”.

“Mjafton t’ju kujtoj një njoftim të mediave botërore se Serbia do të sulmojë fqinjët, dhe që përbën kërcënim për stabilitetin rajonal. Natyrisht, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, dhe ka qenë vetëm një prej serive të gënjeshtrave kundër Republikës së Serbisë”.

Sipas tij, parimi i paprekshmërisë së kufijve duhet të zbatohet për të gjitha shtetet. Pavarësia e Kosovës është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve të Bashkimit Evropian, për dallim nga disa pjesë të Ukrainës që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008, nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Serbia ka qenë dhe do të jetë faktor stabiliteti për gjithë rajonin. Serbia, pavarësisht shumë të pavërtetave dhe falsifikimeve, mbështet Marrëveshjen e Dejtonit. Integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe integritetin e Republikës Sërpska brenda Bosnjës. Dhe vepron kështu, sepse beson që politika e sanksioneve që po zbatohet ndaj Federatës Ruse, nuk mund të ketë rezultate të mira për askënd”.

Ai ka përmendur se disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë tejkaluar shumë barriera që kanë ekzistuar mes popujve për shumë vite.

Si shembull, ai ka thënë se “Serbia dhe Shqipëria, sot, kanë marrëdhëniet më të afërta dhe më miqësore në histori”, dhe se bashkë me Maqedoninë e Veriut, tri vendet kanë krijuar nismën, Ballkani i Hapur.

Nisma, Ballkani i Hapur, është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019. Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje që mëtojnë të lehtësojnë lëvizjen në mes të shteteve.

“Pavarësisht përfitimeve të padiskutueshme ekonomike, nisma ka dimension më të gjerë, lidh njerëzit me kultura të ndryshme dhe promovon diversitet. Në këtë mënyrë, Serbia synon të kontribuojë në paqe, stabilitet dhe pajtim në rajon”.

Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë në fund të muajit shkurt, mirëpo e ka dënuar Rusinë disa herë përmes votimeve në OKB.

Serbia është shtet që varet nga gazi rus dhe sondazhet tregojnë mbështetje të madhe të popullsisë serbe për Rusinë, pavarësisht faktit se ndihmën më të madhe ky shtet e pranon nga Perëndimi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Etiketa: Aleksander VucicKosoveOKB.

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës, pas dorëzimit të pushtetit në komunat serbe në Veri
Breaking Views

Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës, pas dorëzimit të pushtetit në komunat serbe në Veri

20:31 - 16/12/25
Presidentja Osmani takohet me Papën: Kërkon njohje zyrtare të Kosovës nga Vatikani
Aktualitet

Presidentja Osmani takohet me Papën: Kërkon njohje zyrtare të Kosovës nga Vatikani

14:59 - 16/12/25
A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?
Aktualitet

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15:30 - 15/12/25
Para
Kriteret që duhen plotësuar, KLP nis procedurat për kreun e ri të SPAK

Mes tyre dhe Berisha! Zbardhet lista e personave që do dëshmojnë për ish-kompleksin “Partizani”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të...

Lexo më shumë
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

14:30 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com