GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Njohja e ndryshimeve statutore të 11 Dhjetorit, PD ankimon vendimin në ILD

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ish-ministri është vetëm fillimi”, Bardhi publikon videon: Rama është garanti i kriminelëve të cilët i siguronin vota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimit që dha për njohjen e ndryshimeve statutore Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka çuar kërkesë për nisjen e hetimit mbi vendimin e  Gjykatës, në ILD. Ndërkohë edhe ILD është përgjigjur duke thënë se kanë nisur hetimet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka regjistruar ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke legjitimuar në këtë mënyrë Komisionin e Rithemelimit.

Me regjistrimin në gjykatë të statutit të 11 Dhjetorit, gjykata i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën e rikthimit në selinë e Partisë Demokratike, si dhe vulën e simbolet e reja të miratuara në Kuvendin e tyre. Vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, i hap rrugë marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike nga 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, i cili përmes votës së 4935 delegatëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit shkarkoi nga postet drejtuese Lulzim Bashën, nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë.

Të gjitha ndryshimet e propozuara në Kuvendin Kombëtar të mbajtur me 11 dhjetor, nga anëtarët e komisonit të rithemelimit janë pranuar si legjitime nga gjyqtari Agron Zhukri. Ky vendim njeh komisionin e rithemelimit të Berishës si drejtues të Partisë Demokratike. Për përfaqësuesin ligjor Ivi Kaso, demokratëve u kthehet logo dhe sigla.

“Sot PD zyrtarisht u kthehet demokrateve që nëpërmjet delegatëve të tyre që u mblodhën në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe shprehën vullnetin e tyre për të miratuar statutin e ri logon dhe simbolet e reja. Ditë e madhe për të gjithë demokratët, është zyrtarizuar vullneti i demokratëve” – tha Kaso. Kasa deklaroi se vendimi i gjykatës nuk mund të ankimohet dhe ka marrë formë të prerë.

Partia demokratike më herët ka kërkuar që të njihet kuvendi i thirrur nga ish-kryetari Lulzim Basha ai i 18 dhjetorit, por për Kason pas vendimit të sotëm, kjo kërkesë nuk qëndron më.

Sot Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj deklaroi se deri sa të flasë gjykata, pas ankimimit dhe kallëzimit penal mbi vendimin e sotëm, institucionet e PD-së janë këto ekzistuesit. Në konferencën për media, Alibeaj tha se bashkimi i demokratëve kalon nga një akti i vetëm, simetrik, siç ndodhi me Bashën, të ndodhë dhe me Berishën.

Etiketa: ankimondhjetorILDndryshimetPDstatutorevendimi

Lajme të lidhura

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen
Aktualitet

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!
Aktualitet

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët
Aktualitet

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
Para
COVID-19 në vend, 449  raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19 në vend, 61 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen
Aktualitet

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26

Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish...

Lexo më shumë
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com