GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Njohja e Palestinës: Shtetet e BE me presion ndaj Izraelit

në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Njohja e Palestinës: Shtetet e BE me presion ndaj Izraelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njohja e Palestinës: Shtetet e BE me presion ndaj Izraelit
Spanja dhe Irlanda janë dy shtete që kanë nxitur iniciativën e njohjes së Palestinës si shtet nga vende të tjera të BE. Kësaj po i bashkangjiten shtete të tjera, që kanë lidhje të ndryshme me palestinezët.
Në aspektin diplomatik Maji 2024 duhet të hyjë si muaj jashtëzakonisht i suksesshëm në historinë palestineze. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në një votim të saj aprovoi të drejta të zgjeruara për palestinezët në Kombet e Bashkuara. Vetëm e drejta e votimit i mungon tani palestinezëve për një anëtarësim të plotë.

Tani ata ndodhen edhe para një hapi tjetër të rëndësishëm diplomatik. Pesë vende europiane janë gati të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet sovran. Në këtë njohje reflektohet nga njëra anë solidariteti me popullsinë civile në Rripin e Gazës. Nga ana tjetër ky hap konsiderohet si pozicionim në favor të zgjidhjes me dy shtete në konfliktin e Lindjes së Mesme, një zgjidhje që e refuzon qeveria aktuale e djathtë e Izraelit.

Pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu bëri të ditur si objektiv të luftës asgjësimin e organizatës militante islamiste që sundon në Rripin e Gazës, Por për shkak të operacionit të ashpër izraelit, që sipas të dhënave palestineze ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 35.000 civilëve, si edhe gjendjes katastrofale humanitare, është rritur ndjeshëm presioni ndaj Izraelit kudo në botë.

Spanja: ndërmjetësuese e drejtë në Lindjen e Mesme?
Spanja dhe Irlanda duan të rrisin edhe më tej presionin kundër Izraelit duke njohur Palestinën. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka zhvilluar për këtë bisedime të shumta me partnerët europianë. Për shkak të refuzimit të Gjermanisë, ai ka përgatitur planet për një koalicion të të vullnetshmëve. I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar planet e Spanjës, Irlandës dhe Sllovenisë për 21 Majin.

Spanja ka lidhje të ngushta me shumë vende arabe, edhe Turqinë. Pjesërisht këto lidhje kanë mbetur që nga koha e diktaturës së Francos (1939-1975) që në vitet pas Luftës së Dytë Botërore e ruajtën vendin izolimi ekonomik dhe politik mes perëndimit dhe lindjes. Pas rrëzimit të diktaturës së Francos në vitin 1975, Spanja vendosi marrëdhënie ekonomike me Izraelin, në vitin 1986 pasoi vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Në vitet e mëpasme, Spanja u ngrit si ndërmjetësuese e besuar mes shtetit izraelit dhe botës arabe. Një konferencë në vitin 1991 që u zhvillua në Madrid konsiderohet si prologu i procesit të paqes në Oslo mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Irlanda: Solidarizim për arsye historike
Edhe Irlanda është shfaqur si mbështetëse e fortë e palestinezëve që në ditët e para të luftës në Rripin e Gazës. Kur mori detyrën në mesin e prillit, kryeministri i ri, Simon Harris, ishte spanjolli Sanchez ishte kreu i parë i qeverisë që vizitoi Dublinin dhe një hap i përbashkët ishte tema kryesore e takimit. Qeveria irlandeze ngre lart për vete faktin, që angazhohet më gjatë se çdo vend i tjetër i BE për zgjidhjen me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.

Identifikimi i fortë i Irlandës me Palestinën i ka gjurmët në historinë e vendit: Ai fillon me funksionarin britanik, Arthur Balfour, që në shekullin e 19-të, ishte përgjegjës për kolonializimin e Irlandës nga Mbretëria britanike dhe ia mohoi të drejtën e vetëadministrimit. Në vitin 1917, Balfour ndërkohë në postin e ministrit të Jashtëm britanik ishte krijues i deklaratës me të njëjtin emër Deklarat Balfour, në të cilën ai mbështet idën e një vatre për hebrenjtë në Palestinën e atëhershme të kontrolluar nga Perandoria Osmane. Pasi ky rajon pak më vonë u bë protektorat britanik, shërbyen aty shumë xhandarë që më parë kishin luftuar si grupim paramilitarist “Black and Tans” kundër kryengritësve irlandezë. Kthimi i hebrenjve në Lindjen e Mesme kryesisht myslimane në Irlandën katolike u krahasua me vendosjen e protestantëve britanikë në veriun e ishullit irlandez. Konfliktin që rezultoi më pas si konflikti i Irlandës së Veriut disa irlandezë e lidhin me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Mbështetje nga Sllovenia, Malta, Norvegjia – pozicione të ndryshme brenda BE
Për të çuar përpara projektin e njohjes së Palestinës, Spanja dhe Irlanda kanë tërhequr në koalicionin e të vullnetshmëve edhe vende të tjera. Sllovenia psh. ka bërë të ditur perspektivën e njohjes së Palestinës deri në mesin e qershorit. Edhe anëtarja tjetër e BE, Malta e ka bërë të ditur njohjen si shtet palestinez. Norvegjia është një vend tjetër që është duke menduar njohjen e Palestinës “gjatë pranverës”. Në prill në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u zhvillua një votim për anëtarësimin e plotë palestinez në OKB, por ai dështoi për shkak të vetos amerikane.

Brenda BE deri tani Palestinën e njohin disa vende të Europës Qendrore e Lindore. Njohjet janë të lidhura me kohën e socializmit, gjatë së cilës kishte lidhje ideologjike me kreun e PLO, lëvizjes palestineze, Jaser Arafat. Disa nga këto vende, si Çekia dhe Hungaria sot konsiderohen si mbështetëse të Izraelit, megjithëse mbajnë lidhje diplomatike me palestinezët. I pari dhe i vetmi vend që e ka njohur Palestinën si shtet pas hyrjes në BE ka qenë Suedia në vitin 2014.

Nuk dihet nëse koalicioni spanjollo-irlandez do të zgjerohet më tej. Në Belgjikë qeveria ende është e pavendosur. Portugalia pas ndërrimit të qeverisë në favor të qeverisë konservatore ka hequr dorë nga këto plane.

Vende të tjera si Gjermania kanë marrëdhënie me Autoritetin Autonom Palestinez, por duan ta njohin Palestinën si shtet, vetëm kur ta njohë Izraeli. Por për sa kohë në zonat palestineze është faktor politik Hamasi, që nga shumë vende, edhe BE e SHBA kategorizohet si organizatë terroriste, një hap i tillë konsiderohet si i pamundur./dw

Etiketa: IzraelPalestine

Lajme të lidhura

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein
Botë

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona
Botë

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”
Botë

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Para
PPP në Shëndetësi morën 1,2 mln euro për shërbime të pakryera në 2022

Projektligji/ Shteti mund të japë edhe prodhimin e armëve me koncesion

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt, lidhur me të kaluarën e tij, ndërsa komentoi...

Lexo më shumë
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com