GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Nju Jorku po fundoset? NYP: Peshon shumë, problem qiellgërvishëset

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Nju Jorku po fundoset? NYP: Peshon shumë, problem qiellgërvishëset
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qyteti i Nju Jorkut, praktikisht po fundoset dhe kjo, për shkak se peshon shumë! Duke cituar gjeologë vendas, gazeta New York Post shkruan se mbi atë që njihet si “Molla e Madhe”, ka një trysni të ndjeshme e cila po ndikon ngadalë: ajo vjen si pasojë e peshës së ndërtesave masive dhe qiellgërvishesve të shumta të tij.

Në studimin e botuar në revistën Earth’s Future, shkencëtarë me qendër në New England që hetojnë rritjen e nivelit të detit në qytetet bregdetare, shprehen se presioni i ndërtimeve po bën që Nju Jorku të fundoset me deri në 2 milimetra në vit, e madje edhe më shumë në disa pjesë të tij si Manhateni, një shkallë relativisht e shpejtë e zhytje në krahasim me qytete të tjera.

“Nju Jorku është simbol i qyteteve bregdetare në rritje në të gjithë botën ku po vihet re ky lloj fenomeni”, shkruajnë autorët e studimit, “që do të thotë se ekziston një sfidë e përbashkët globale për të reaguar kundër një rreziku në rritje të përmbytjeve në këto zona”, theksojnë ata, sepse kombinimi i zhytjes së qytetit dhe rritjes së nivelit të detit e shton ndjeshëm rrezikun e vërshimeve.

Për të llogaritur rrezikun për qytetin e Nju Jorkut, studiuesit verifikuan të dhënat satelitore në mënyrë që të përcaktonin ngarkesën urbane dhe shkallën e fundosjes së tokës. Kjo u bë gjatë një periudhe kohe më të gjatë nga se ishte përdorur më parë për të kryer matje të tilla.

Një pjesë e fenomenit, sipas eksperteve, mund t`i detyrohet edhe mbushjeve artificiale të tokës apo sedimentit të butë, megjithatë autorët sërish mendojnë se faktori kyç mbetet pesha e ndërtimeve.

Etiketa: fundosjeNju Jork

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Romano e bën të kryer: Bellingham po studion taktikat e…

Romano e bën të kryer: Bellingham po studion taktikat e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com