GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nën hetim, Meloni sulmon gjyqtarët: Populli italian më do

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi për emigrantët e Gjadrit/ Meloni: Nuk e cakton Gjykata se cili vend është i sigurt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu është përgjigjur ashpër prokurorëve që janë duke e hetuar për favorizim dhe shpërdorim detyre, lidhur me riatdhesimin e gjeneralit libian Osama Njeem Almasri, komandant i burgut Mitiga, i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Le të kandidojnë nëse duan të qeverisin. Ka disa gjyqtarë, që duan të vendosin për industrinë dhe politika mjedisore, politika e imigracionit, ata duan të vendosin nëse dhe si të reformojnë drejtësinë, për çfarë mund të shpenzojmë para dhe për çfarë jo”, tha Meloni.

Më tej ajo shtoi se, populli italian e do atë dhe mënyrën e qeverisjes së saj, ose përndyshe do ta rrëzonin qeverinë.

“Në praktikë duan të qeverisin. Vetëm se ka një problem. Nëse bëj një gabim, italianët do të më dërgojnë në shtëpi. Nëse ata bëjnë një gabim, askush nuk mund të bëjë apo të thotë asgjë. Asnjë fuqi në botë, në një shtet demokratik, nuk funksionon kështu. Për këtë janë kundërpeshat. Kur një pushtet shtetëror mendon se mund të bëjë pa të tjerët, sistemi shembet. Nëse disa gjyqtarë duan të qeverisin, duhet të kandidojnë… E vetmja gjë që nuk bëhet është që ata të qeverisin dhe unë të shkoj në zgjedhje. Askush nuk do ta pranonte”, përfundoi Meloni.

Përgjigja e saj vjen dhe ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Romës që bllokuan çështjen e emigrantëve me Shqipërinë. Po ashtu, Meloni po hetohet nga Prokuroria e Romës për shpërdorim detyre, pasi riatdhesoi gjeneralin libian Osama Njeem Almasri, i cili akuzohet për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Etiketa: Girgia MeloniItali

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
I shpallur në kërkim nga Italia, kapet në Durrës pjesëtari i një grupi kriminal (Emri)

Vrau në Itali 2 vite më parë, arrestohet në Fier 30 vjeçari me dy mbiemra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26

Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe një bisede...

Lexo më shumë
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com