GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthimi me tritol në lokalin e Noizy-t, dëshmon babai i reperit: Nuk e di kush e ka bërë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimi me tritol në lokalin e Noizy-t, dëshmon babai i reperit: Nuk e di kush e ka bërë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në procesin gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiut, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale për 14 krime të rënda, mes të cilave vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë, ka dëshmuar Bashkim Rajku, babai i këngëtarit Noizy (Rigels Rajku).

Ai u thirr si dëshmitar nga mbrojtja e Haxhiut, pasi prona e tij ishte shënjestër e një shpërthimi me tritol në Durrës, katër vite më parë.

Rajku tregoi se ngjarja ndodhi gjatë natës, ndërsa ai dhe familja ishin në gjumë.

Pas shpërthimit, lokali i vendosur në katin përdhes të objektit u shkatërrua, ndërsa banesa e tyre ndodhet në katin e pestë.

“Para 4 vjetësh ka ndodhur një shpërthim me tritol në biznesin tim. Kam qenë në gjumë, morëm vesh për ngjarjen, shkuam poshtë dhe gjetëm lokalin të shkatërruar. Banesa është në kat të pestë të të njëjtit objekt. E kemi dëgjuar zhurmën. Aty punonte stafi, shitëset, nuk kanë qenë punë, ka qenë i mbyllur lokali. Lokali ka qenë 3-4 vjet përpara ngjarjes i hapur si aktivitet.

Nuk kujtoj emra punonjësish, ka 4 vjet janë ndryshuar disa herë. Aktiviteti drejtohet nga goca ime, Anisa, sepse s’kemi vetëm këtë biznes, kemi 5-6 të tjerë që administron vajza. Anisa ndodhej jashtë vendit atë kohë. Djali (Rigersi) ka qenë në gjumë, se ka ndodhur orar i vonë, nuk e mbaj mend, mund të ketë qenë jashtë vendit.

Djali jeton shtëpi vetëm, në të njëjtin pallat. Kam qenë i stresuar se kam patur mendjen kush ka zbritur kush jo. O zotëri (prokurorit) jam 65 vjeç, nuk mbaj mend çfarë kam ngrënë dje, ju më pyesni erdhi djali apo jo, ku mbaj mend gjithë ajo kohë. Kur zbritëm ishin thyer xhamat, materialet brenda ishin dëmtuar. Është i vendosur lokali në katin zero.

Kamara ka patur, nuk di nëse kanë qenë në punë, roje nuk ka patur. Me djalin fola, as nuk njoh kush e ka bërë as pse. S’kam konflikte për çështje drejtësie. Djali artist është, ku di unë nëse ka patur konflikt a debat. Çështje xhelozie a rinie ku di unë, ça kam marrë vesh nëpër media. Kaq! Cleviol Ahmetin e kemi dëgjuar, edhe ai artist këngëtar ça është.

Di që merret me rrjete sociale, ka patur fërkime të vogla punë xhelozie me djalin tim, kaq di. Më duket se nga Lushnja është. Emrin e tij e besoj e kam dëgjuar edhe më përpara se të ndodhte ngjarja. Lulzim Spahija s’më kujton asgjë si emër. Kur flas për xhelozi e kam për punë muzike. Nuk mbaj mend të ketë patur ndonjë konflikt fizik mes tyre”, u shpreh ai.

Me kërkesë të SPAK, gjykata hoqi dorë nga pyetja e vajzës së Rajkut e cila u paraqit në gjykatë.

Etiketa: babailokalNoizy

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com