GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka akuzon me emra: Drejtuesit e rinj të policisë, ushtarë të bandave dhe krimit

13:33 - 12/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Noka akuzon me emra: Drejtuesit e rinj të policisë, ushtarë të bandave dhe krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar emërimet e drejtorëve të policive në qarqe.

Sipas Nokës, konkursi i bërë nga policia për këto pozicione është mashtrim, pasi emrat janë paracaktuar që më herët.

Përveç emrave, Noka ka deklaruar se, të drejtuesit e policive që kanë dalë fitues, janë ushtarë të bandave, krimit dhe ushtarë të betuar kundër opozitës.

Deklarata:

Konkurset fake për drejtorët e qarqeve, tregojnë edhe njëherë se Policia e Shtetit, me në krye kapterin e bandave Ilir Proda, ka një plan të zi dhe të mirëmenduar: të drejtohet nga ushtarë e bandave të narkotrafikut.

Nuk ka asnjë konkurs, asnjë garë, por vetëm emërime me porosi dhe shpërblim të Ilir Prodës dhe Ardi Veliut, të njerëzve që nuk do u hapin telashe në partneritetin që kanë me bandat, që do të ndajnë fitimet me ta dhe që do të luftojnë opozitën në protesta dhe zgjedhje.

I pari në narko-listë është Vilson Bala, drejtori i Operacionales, i cili po shpërblehet për lidhjet me krimin dhe arrestimin terrorist të ish-presidentit Meta. Për ju që nuk e dini, Bala është shok klase i Prodës dhe ushtar i Neritan Nallbatit, i shkarkuar pikërisht për lidhje me bandat dhe krimin.

Në vend të Balës te Operacionalja do të vijë një tjetër ushtar i bandës në pushtet, Loard Sallaku, shefi i Komisariatit nr 2, i cili përveçse i lidhur me krimin ngarkohet me detyrën e lartë edhe si favor për Irena Gjokën, gjyqtaren me shumë mbiemra. Bashkëshortja e Sallakut është sekretare e Gjokës në GJKKO.

Në Elbasan narko-konkursin e ka fituar Elton Alushi, që njihet si mbjellësi me hashash i zonës së Krujës, kur ishte shef komisariati atje.

Drejtorët e policive në Korçë dhe Gjirokastër, Erion Ahmeti dhe Elidon Çela janë po ashtu ushtarë të Ardi Veliut, një prej sekserëve kryesorë të bandave kriminale në vend.

Policia është plot me të ngjashmit e këtyre, në poste kryesore, duke filluar nga Uljan Shpataraku, që kur ishte drejtor i Operacionales bënte edhe rolin e badigardit të Elvis Martinajt.

Sule Cara, mik i afërt i Drejtorit të bandave në Polici, por edhe kushëri me Ylli Carën, një person me precedentë kriminalë.

Është po ‘Cara i krimit’ që i ka dhënë para drejtorit Proda për të blerë shtëpinë. Janë shënuar si hua në deklaratën e pasurisë, por ju vetëm mund ta imagjinoni se sa dhe si do të kthehet ky borxh.

Profilet e drejtorëve të qarqeve dhe ushtarëve të tjerë të krimit në detyra kyçe, sidomos atyre në pika të rëndësishme ku lëvizin interesa të mëdha kriminale nëpërmjet porteve, doganave dhe pikave kufitare apo akseve rajonale, dëshmojnë qartë se cili është plani i Prodës dhe pse ka ardhur ai në krye të Policisë së shtetit.

Për t’i shërbyer bandave, të cilët bashkë me policët e tij të korruptuar do të luftojnë opozitën në zgjedhjet e ardhshme, do të manipulojnë votat dhe shtrëngojnë dhe kërcënojnë zgjedhësit për të mbajtur në pushtet, me hir dhe pahir “narko-Partinë” e Edi Ramës.

Çdo emërim i këtyre narko-policëve në krye të qarqeve dhe policëve të ndershëm të Policisë së Shtetit është një kërcënim për rendin publik dhe shtetin vetë.

Partia Demokratike ka vetëm një mesazh: lidhjet e krimit me policinë dhe qeverinë do të ndërpriten dhe të gjithë vepruesit dhe përfituesit e kësaj skeme do të marrin përgjigjen dhe dënimin e merituar.

Komisioni parlamentar i së Vërtetës dhe qeveria teknike, për të shkëputur policët dhe qeveritarët nga krimi dhe këtë të fundit nga zgjedhjet, janë detyra jonë patriotike dhe do të bëhen.

Etiketa: drejtuesNokaPolici

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Atentati me 4 viktima në Dobraç, AMP nis hetimet ndaj efektivëve të Policisë – Akuza

Atentati me 4 viktima në Dobraç, AMP nis hetimet ndaj efektivëve të Policisë - Akuza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com