GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka: Çdo shqiptar ka arsye për të protestuar sot

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Noka: Kuvendi i mbushur me adhurues të Hitlerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka renditur arsyet se pse shqiptarët protestojnë sot në orën 20:00.

‘Demokratët, opozitarët, qytetarët e këtij vendi kanë sot ditën për të protestuar kundër një regjimi nga më të egrit dhe çnjerëzorët që ka parë ky vend. Kundër narkoregjimit.

Për herë të parë shqiptarët janë të detyruar të përballen me një narkoregjim, i cili i ka kthyer nga njerëzit më të lirë të Europës, më optimistë të Ballkanit që ishin, që po kërkonin të ndërtonin vendin, në njerëzit më të pashpresë.Ky regjim i ka kthyer shqiptarët në qytetarë që ëndërrojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, larg vendit të tyre, i ka varfëruar, dhunuar, tha Noka, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’, në SYRI TV,

“Duke ardhur rrugës për tek ju, po lexoja se Shqipëria ndër vendet e Europës për vdekshmërinë foshnjore. E kjo jo për shkak të mjekëve, por për shkak të gjendjes ku e ka katandisur. Shikoni statistikat e UNICEF, 47 % e fëmijëve të kequshqyer. Do të thotë që do të ketë keqzhvillim të tyre, mendor dhe fizik nesër. Këtë të ardhme po i ofron Edi Rama, shoqërisë tonë. Kemi sondazhe që 44% e shqiptarëve jetojnë në varfëri, në zemër të Europës.

Ndërkohë që Edi Rama dhe oligarkët e tij jetojnë në një luks përrallor dhe ata kanë krijuar një Shqipëri surreale, në kokat dhe familjet e tyre, krejt pa lidhje me Shqipërinë ku jetojnë shqiptarët. Kemi një drejtësi që është kthyer me regji politike dhe në vend që të targetojë të gjithë hajdutët e pushtetit, i është vërsulur liderëve të opozitës dhe mban të burgosur liderin e opozitës. Kemi një pushtet që nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë. Në Shqipëri vota e lirë është tërësisht e asgjësuar. Edhe në sondazhet që bëjnë ndërkombëtarët, janë vetëm 1 në 5 shqiptarë që besojnë në votën e lirë.

Kjo gjendje katastrofale e vendit kërkon një reagim dhe opozita ka vendosur të thërrasë sot një protestë qytetare. Ne do të jemi të gjithë aty, në ballë me familjet tona, në një protestë qytetare, civile, pavarësisht se tamtamet e pushtetit janë përpjekur të ndjellin idenë e një dhune dhe një përshkallëzimi. Të dashur qytetarë, kjo do të jetë protesta më qytetare, më civile, por do të jetë protesta më madhështore, sepse sot nuk ka shqiptar që nuk ka arsye për të protestuar’, tha Noka.

Etiketa: flamur nokaNokaPDprotesta e 11 korrikut

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Gjykata e Lartë shtyn vendimin për Dritan Dajtin, vrasësin e 4 policëve

Video - Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti mbërrin në Gjykatën e Elbasanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com