Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka komentuar veprimin e Flamur Nokës të hënë në Kuvend, i cili i tregoi gishtin e mezit socialistëve në parlament.
Berisha tha se kemi të bëjmë me një keqinterpretim, teksa sipas tij, Noka edhe mund të mos ta bënte atë gjest. Ai shtoi më tej se FLamur Noka u tregoi gishtin e mesit, pasi sipas Berishës, socialistët, gjuhën afrodiziake e kuptojnë më mirë se gjuhët e tjera.
Gazetari: Në seancën e fundit Flamur Noka ironizoi numrin 5 të PS duke treguar gishtin e mesit atyre që do votojnë PS, çfarë kuptimi ka tu tregosh qytetarëve gishtin e mesit për të votuar një parti politike lirisht?
Berisha: Bën një keqinterpretim ti aty, ishte krejtësisht tjetër. Pastaj, Flamuri mund të mos e bënte atë gjest, por Flamuri i njeh ata se gjuha e tyre është gjithnjë afrodiziake. Ai e di se ata kuptojnë më mirë se gjithçka tjetër gjuhën afrodiziake. Kjo ishte, kështu e interpretova unë atë.
Discussion about this post