GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Parti skuthash”/ Plas keq mes Nokës dhe ministrit të Brendshëm: Të ka përdhunuar Edi Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Parti skuthash”/ Plas keq mes Nokës dhe ministrit të Brendshëm: Të ka përdhunuar Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, reagoi ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, duke e akuzuar qeverinë për lidhje me segmente kriminale dhe duke sulmuar mënyrën e menaxhimit të situatës jashtë Kuvendit.

“Teksa dëgjon këtë ministër ndjen keqardhje për nivelin ku është katandisur shteti shqiptar. Ka turp më të madh! Po ç’ministër je ti? Je ushtar i Oltion Bistrit. Ju s’keni lidhje me shtetin, keni lidhje me bandat”, deklaroi Noka.

Debati vijoi edhe me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili më herët kishte akuzuar opozitën se nuk është distancuar nga aktet e dhunshme gjatë protestës dhe kërkoi që Kuvendi të mbajë një qëndrim të qartë kundër sulmeve ndaj policisë.

Në kundërpërgjigje, Noka përdori tone të ashpra ndaj Ballës, duke e akuzuar atë dhe qeverinë për lidhje me persona të inkriminuar.

“Të ka përdhunuar përdhunuar Edi Rama, Gys Agasi, prandaj ti e ke qejf përdhunimin sepse je rritur mes përdhunimesh”, tha Noka.

Përplasjet nisën pas diskutimeve mbi ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve jashtë Kuvendit. Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj akuzoi qeverinë për mungesë reagimi dhe kërkoi shpjegime për lëndët e përdorura nga policia gjatë shpërndarjes së turmës.

“Zoti Lamallari duhet të vijë këtu dhe të japë shpjegime për substancat që po përdoren kundër tyre, të pazakonta që po ju shkaktojnë djegie trupi. Ambulancat shkojnë e vijnë”, deklaroi Gjekmarkaj.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha se mjetet e përdorura nga Policia e Shtetit janë të certifikuara dhe përdoren për vetëmbrojtje dhe neutralizimin e personave të dhunshëm.

Sipas tij, opozita duhet të distancohet nga personat që përdorin dhunë gjatë protestave, duke akuzuar se disa prej tyre po përpiqen të krijojnë tensione përmes personave me kapuç.

“Partia e molotovarëve” dhe “partia e skuthave” ishin disa nga etiketimet e përdorura nga Lamallari gjatë debatit, ndërsa ai deklaroi se Policia e Shtetit po kryen detyrën e saj për garantimin e sigurisë.

Përplasjet verbale në Kuvend u zhvilluan paralelisht me protestën jashtë Parlamentit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim uji me presion, gaz lotsjellës dhe mjete të tjera irrituese.

Etiketa: MinistriNoka

Lajme të lidhura

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH
Aktualitet

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Para
Protesta para Kuvendit, qytetari humbet ndjenjat dhe transportohet me urgjencë në spital

Protesta para Kuvendit, qytetari humbet ndjenjat dhe transportohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH
Aktualitet

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26

Dhuna policore ndaj studentëve që protestuan para Ministrisë së Arsimit në Tiranë ka duke se ka marrë përmasa të konsiderueshme...

Lexo më shumë
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26
Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

16:51 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com