GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka nga Elbasani: Llatjan e PS-së e kapin me shpulla brenda zyrës

18:54 - 09/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni Hetimor/ Kryebashkiaku i Elbasanit: Inceneratori ka një muaj e gjysmë që nuk punon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh se Partia Soccialiste kandidon në Elbasan një person si Gledian Llatja, që sipas tij e kapin me me shpulla e shkelma brenda zyrës.

Komentet Noka i bëri gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi.

Noka tha gjithashtu se Rama kërkon ta kthejë qytetin e Elbasanit në një qytet të djegur dhe të braktisur nga njerëzit.

“Kjo energji tregon se Elbasani do të ndryshojë, të shkëputet nga kthetrat e “Rilindjes”. Elbasani nuk mund të rrijë më peng i mafies dhe i këtij regjimi. Si ka mundësi që ky qytet përfundoi kështu. Si ka mundësi që qyteti i Normales, i kulturës të kthehet në qytet që ka krim, korrupsion dhe mafie. Si ma mundësi që qyteti që studentët e kishin ëndërr të studionin këtu, në qytet të braktisur.

Ky ka qenë program i detajuar i Edi Ramës dhe Rilindjes. Ata kanë si qëllim jo një qytetar të lirë dhe dinjitoz, por një qytetar të dobët e të parëndësishëm, që ta kontrollojnë më lehtë. Sot Rama dhe Rilindja kanë marrë çdo gjë. Ata kanë harruar se nuk mund të kontrollojnë lirinë, energjinë dhe shpirtin tuaj. Ata kanë sjellë këtu një kukull që e kanë zhytur në batak. Ajo kukull nuk guxon të dalë në Elbasan. Llatja nuk del, del takon vetëm administratën. Kurrë nuk mund ta rrëmbejnë lirinë tonë. Do i kthejmë Elbasanit dinjitetin e nëpërkëmbur. Rilindja dhe Rama kanë ndërhyrë kudo, me presione, para dhe miliarda.

Këtë qytet kanë bërë gjithçka ta bëjnë tokë të djegur. Tokë të djegur që të gjithë të largohen. Sado të duken të fuqishëm, ata kurrë nuk e kanë forcën dhe energjinë tuaj për ndryshim, për të votuar Luçiano Boçin dhe opozitën. Rilindja ka sjellë një statujë plasteline si Llatja. E tërheq për veshi njëri, i fut një shpullë tjetri, e kap me shkelma tjetri brenda zyrës. Ndërkohë Berisha ka sjellë këtu professor Luçiano Boçin, njeriun që e do aq shumë Elbasanin. Njeriu që kur vuri në peshore interesat e veta dhe interesat e këtij qyteti, e la mandatin e deputetit që t’ju shërbente juve. Ne jemi të bindur se Elbasani do të reagojë, në 14 maj ky qytet do të zgjedhë Boçin”, u shpreh Noka.

Etiketa: flamur nokaKryesore1Noka

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Para
Curri provon shijen e hidhur të humbjes

Curri provon shijen e hidhur të humbjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com