GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka: Opozita drejt një fronti ose federate, ja çfarë do të ndodhë…

16:00 - 30/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Noka i përgjigjet Bashës: Nuk ka asgjë që e lidh me opozitën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas caktimit të 4 koordinatorëve që do të organizojnë aksionin opozitar, deputeti demokrat Flamur Noka paralamëroi krijimin shumë shpejt të një fronti të gjerë opozitar, për t’u përballur me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Noka tha se koordinatorët janë propozuar nga Sali Berisha dhe kryesia miratoi këto propozime, duke shtuar se ata janë përcaktuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Ndërkohë Belind Këlliçi është caktuar si drejtues politik për Tiranën.

Ai tha gjithashtu se PD e drejtuar nga Berisha është në bisedime me të gjithë aleatët për krijimin e një konfederate të gjerë opozitare.

“Kjo është një kërkesë e kahershme e çdo demokrati në bazë dhe Kryesia i ka hapur rrugë. Çështje ditësh do të merrni vesh lajmin. Katër koordinatorët janë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë.

Kryesia miratoi propozimin e kryetarit dhe ata që nesër do të vijojnë punën. Partia do të ristrukturohet dhe do të përballet me qeverinë. Kolegët e Partisë së Lirisë janë pjesë e jona në këtë përballje kudo dhe jo vetëm në Parlament.

Ne jemi në bisedime me të gjithë aleatët, që të krijojmë një fedetarë, front, opozitar. Shumë shpejt PD e bashkuar totalisht përballë regjimit. Të gjithë me një qëllim, gjynjëzimin e këtij regjimi dhe rikthimin e votës së lirë të vjedhur nga Rama dhe klika e tij”, tha Noka.

Deputeti demokrat komentoi edhe vendimin e djeshëm të Sekretariatit Etik të Kuvendit, i cili përjashtoi nga 10 në 20 ditë nga punimet e Parlamentit 19 deputetë opozitarë.

“Vendimet për të përjashtuar dhe shpallur armiq deputetët e opozitës, të cilët në seancën e fundit demonstruan krejtësisht brenda rregullores, me pankarta, tregon se regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë, forcë dhe kundërshtar që nuk mund të hyjë në kthetrat e tij. Rama po hedh hapat më të rrezikshëm të instalimit të një neodiktature.

PD është e vendosur të qëndrojë përballë dhe diskutuam format e diversifikimit dhe përshkallëzimit duke e çuar me mosbindje civile. U diskutuan dhe format e përshkallëzimit që do të zbresim në të gjitha degët e Shqipërisë, do të ketë protesta në të gjitha rrugët”, tha Noka.

Etiketa: FederataNokaOpozita

Lajme të lidhura

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri
Aktualitet

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…
Breaking Views

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Para
Problem pagesat, ja pse u tërhoqën avokatët e Thaçit/ Reagon Ministria e Drejtësisë

Problem pagesat, ja pse u tërhoqën avokatët e Thaçit/ Reagon Ministria e Drejtësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26

Një sherr mes të rinjve në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com