GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka pyet kreun e SPAK nëse ka masë sigurie dhe hetime për Erion Veliajn? Dumani: S’mund të përgjigjem

14:58 - 15/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Noka pyet kreun e SPAK nëse ka masë sigurie dhe hetime për Erion Veliajn? Dumani: S’mund të përgjigjem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Flamur Noka i ka drejtuar një sërë pyetjesh në Kuvend, kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Ai  i kërkoi përgjigje direkte Dumanit për përgjegjësitë dhe përfitimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe të familjarëve të tij, sidomos të të vëllait biznesmen.

“ Z. Dumani, prej katër vitesh ju dhe institucioni që drejtoni po heton një mega-aferë korruptive të inceneratorit të Tiranës. Deri më sot, shqiptarët kanë parë që para drejtësisë janë vetëm disa specialistë të niveleve të ulëta. Masat e arrestit për kokat e asaj afere që i di sot çdo shqiptar, po vetëm ju dhe institucioni që drejtoni nuk i di, nuk po shihen gjëkundi. Kjo  është drejtësia që kërkojmë ne dhe që kërkojnë shqiptarët sepse vetëm ditët e fundit u fol për 22 fletëarreste dhe asnjë nuk u realizua. Tani, përgjegjësia për këto fletëarreste, ju bie ju apo Irena Gjokës Manekut Shpatës për dekonspirim?

Për inceneratorin, a janë caktuar , masa të reja, pra këto ditë, për inceneratorin e Tiranës?

A janë zbatuar këto masa dhe ku ka ceduar zbatimi i tyre?

Dhe e treta, sot çdo qytetar shqiptar e di që ky operacion i ditëve të fundit u dekonspirua. A po hetoni për këtë dekonspirim?

Pyetja tjetër. A është regjistruar si person nën hetim, Erion Veliaj? A ka masë sigurie për Erion Veliajn, kryetarin e bashkisë së Tiranës?

A ka hetime për të vëllanë e Erion Veliajt dhe familjarët e tjerë të tij?

A jeni në dijeni ju si institucion drejtësie nëse ka pasur transferua nga jashtë të një shifre rreth 6 milionë euro në adresë të bizneseve të vëllait të kryebashkiakut të Tiranës?

Në pozicionin që Erion Veliaj mban, qasje në dokumentacion, a mendoni se Erion Veliaj çdo ditë që është atje në zyrë dëmton hetimin për nëjs ërë çështjesh siç janë inceneratorët? Dosja 5D apo një dosje që është në përpunim e që do t’ju vijë shpejt, dosja e Arben Malokut? Apo edhe për implikimin e vëllait të tij në këto afera?

A po hetohen kompanitë në Maltë, Zimbabve, Bullgari, Qipro apo shtete e tjera ku janë?

Përse nuk sekuestrohen asetet e kompanisë ITS të përfituara nga biznesi i dherave të inceneratorit të Tiranës?”

Dumani u shpreh se nuk mund të japë dot përgjigje, duke i sugjeruar që të bëjë kërkesë për informacion.

“Jeni kallëzues, bëj kërkesë për informacion dhe si kallëzues e do të merrni të gjitha informacionet. Lidhur me inceneratorin e Tiranës, është çështje në hetim paraprak dhe për të cilën po kryhen hetimet e nevojshme. SPAK po heton inceneratorët. Hetimi është kompleks. Duam të bëjmë hetim objektiv”,. U shpreh ai.

Etiketa: DumaniKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Para
Raportimi i kreut të SPAK-ut/ Noka i shkon në foltore Dumanit, ndërhyn Garda

Raportimi i kreut të SPAK-ut/ Noka i shkon në foltore Dumanit, ndërhyn Garda

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com