GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka: Rama ka fshehur në kryeministri hajduten Frida Krifca, SPAK nuk guxoi ta hetonte

14:57 - 14/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Noka: Rama ka fshehur në kryeministri hajduten Frida Krifca, SPAK nuk guxoi ta hetonte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Flamur Noka tha se do të fliste sot për atë që e konsideroi si “hajdutja që fsheh Rama në Kryeministri” duke iu referuar ish-ministres Frida Krifca.

Nga foltorja e Kuvendit, Noka tha se është shpallur një tender 317 mijë euro për të hetuar abuzimet me fondet IPARD-it, ndërkohë që vetë IPARD-i ka hetuar.

Sipas Nokës, ky tender është shpallur që të vjedhin për të mbuluar gjurmët e vjedhjes.

“Sot kam vendosur të flas për një hajdute të fshehur. Kam vendosur të flas për hajduten që e ka fshehur Edi Rama në Kryeministri që quhet Frida Krifca. E mbani mend ju isht-drejtoreshën e famshme të AZHBR-së, ish-ministren e famshme që do krijonte me duket akademinë e barinjve. Dhe shif ç’bëjnë tani, këta edhe kur s’duket sikur vjedhin përsëri vjedhin. Kanë shpallur një tender 317 mijë euro për të hetuar gjasme abuzimet me fondet IPARD-it, ndërkohë që vetë IPARD-i ka hetuar pra bëjnë tender që të vjedhin për të mbuluar gjurmët e vjedhjes. A mund të ndodhë kund tjetër kjo përveçse në regjimin e narko-hajdutëve, në asnjë vend tjetër nuk ndodh.

Pas abuzimit 33 milionë euro, nuk u ngopën, shtojnë edhe 317 mijë të tjera. Për çfarë janë këto? Për të prodhuar letra pa vlerë? Për t’u thënë shqiptrëve që Frida Krifca nuk ishte fajtore që vodhi, por ishte faji i procedurave dhe sistemit. Ajo që ka kërkuar BE për të zhbllokuar 120 milionë euro qëjanë ngrirë për shkak të hajdutërisë që Fridës me shoqe, është që të hetohet nga drejtësia dhe përgjegjësi të shkojë para ligjit. Ndryshe, fondet 120 milionë euro janë të bllokuara. Nuk kërkon BE tallje apo burokracira siç bëjnë këta. Ata kanë kërkuar reagim serioz shtetëror, jo të hetojnë hetimet e BE. Ata kanë kërkuar reagim serioz shtetërore pasi u kap në vjedhje dhe ky reagim është kushti i vetëm që të lëvrohen 120 milionë euro.

Kush e vuan këtë gjë? E vuajnë fermerët shqiptarë. Fermerët shqiptarë vuajnë edhe vjedhjet e Fridës, por po vuajnë edhe tenderin e radhë për të mbuluar vjedhjet e Krifcës. Reagim serioz për një qeveri do ishte që Krifca të shkonte përpara drejtësisë me gjithë rrjetin e sekserëve që kishte ngritur për të vjedhur paratë e fermerëve shqiptarë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që pas një skandali të tillë, kur reagon BE dhe heton, një Fridë të mos ishte para drejtësisë, por të fshihet në skutat e kryeministrisë. Raportimt e fundit në media e vërtetojnë këtë. Ato tregojnë se pasi u kap Frida në një megavjedhje për vendin tonë, ajo u fortifikua në një bunker në kryeministri për ta mbrojtur. Se ne dimë qartë, Rama kështu i ndan edhe hajdutët, hajdutët e tij siç është Olta, Beqja, Frida, etj, por edhe hajdutë që nuk i duhen më dhe i deklaron se kanë ngrënë kumbulla pas shpine. Mesa duket Frida nuk paska ngrënë kumbulla pas shpine, por i paska ngrënë bashkë dhe me bekimin e kryeministrit.

Ky palo komision që doni të ngrini me 317 mijë euro nuk e shpëton Fridën, as ju dhe Ramën. Përkundrazi, ju njollos edhe më keq. Frida juaj pasi e zotëroi skemën për 4 vite si drejtoreshë AZHBR-je, u rrit dhe në vend që të ishte në Akademinë e Barinjve, u bë ministre e Bujqësisë. Tani një gjë duhet ta ndani, a u gradua se vodhi me lezet, apo se vodhi pa lezet. Se që ka vjedhur, ka vjedhur. Mos ishte rastësi që sapo Frida u gradua, u ngritën zyra sekserësh ku duhet të trokisnin fermerët edhe për fondet e taksapaguesve shqiptarë, jo vetëm ato të BE. Fermerët që aplikonin për këto fonde duhet të parapaguajnë 20 përqind tek këta konsulentë të Fridës. Kush nuk parapaguante, Noc Rrokun sipas atij dymetroshit tuaj, fitonte! Ky ishte standardi që u vendosët fermerëve shqiptarë. E neveritën fermerët se i ndanë kush është rilindas, do marrë subvencione, kush nuk është, do marrë Noc Rrokun.

Ai skandal tregoi se pasi ju mbaruat punë me buxhetin e taksapaguesve shqiptarë, iu vërsulët taksave të taksapaguesve europianë. 33 milionë euro ishte kjo megavjedhje e Fridës me shokët dhe shoqet. Zyra e BE e solli dosjen të plotë. Dosja shkoi te Skapi i partisë. Skapi i partisë, duke qenë se Frida nuk ishte në listën e atyre që kishin ngrënë kumbulla pas shpine, nuk guxoi të hetonte. Duke qenë se nuk u dëgjua historia e kumbullave nga ana e sulltanit, e dërgoi dosjen në Prokurorinë e Tiranës për ta zhdukur. Na turpëruat përballë BE dhe u keni bllokuar fermerëve shqiptarë 120 milionë euro, kurse Serbia merr 228 milionë euro. Ju për vjedhjet e Krifcës bllokoni fermerët. Fermerët duhet ta dinë mirë këtë dhe të mos e harrojnë se pa këtë vjedhje do ishin ndryshe, do kishin më shumë fitim, punë dhe mirëqenie. 120 milionë eurot e BE për fermerët nuk vijnë sepse Rama ka më shumë xhan Fridën dhe fridat e tjera sesa fermerët shqiptarë. Turp më të madh nuk ka, por ju jeni ata që për para dhe vjedhje e hani edhe turpin me bukë”, tha Noka.

Etiketa: flamur nokaFrida Krifcakuvend

Lajme të lidhura

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve
Aktualitet

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…
Aktualitet

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
Para
Takimi me diasporën, deputetët e PD-së të dielën në Londër

Takimi me diasporën, deputetët e PD-së të dielën në Londër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të...

Lexo më shumë
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

14:30 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com