GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Noka: Rama tallet me një popull, thotë se jam i pafajshëm në mes të hajdutëve

17:27 - 07/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Noka: Rama tallet me një popull, thotë se jam i pafajshëm në mes të hajdutëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëkohësisht deputeti Flamur Noka gjatë takimit me demokratët e Bulqizës, ka akuzuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn se kanë vjedhur qindra milionë euro të taksave të shqiptarëve.

‘Edhe sot e shpalli veten të pafajshëm, dhe se gjithë të tjerët janë të krimbur e të infektuar. Pallavra. Orë të tëra, fjalim si i paraardhësve në plenume ku gjendeshin e shpalleshin armiqtë e rinj’, tha ndër të tjera, Flamur Noka.

“Asnjëherë me pare nuk ka ndodhur që një qeveri të jetë zhytur në korrupsion dhe afera si rilindja sot, deri ne palcë, në çdo qelizë të sajën. Ka patur gjithnjë probleme me korrupsionin vendi. Ky fenomen, asnjëherë nuk zhduket plotësisht. Por ama, të kthehet në norme, në stil, në mburrje, ne përmbajtje, abuzimi, vjedhja, të kalohet nga një hajdutëri në tjetrën.

Të merren nga xhepat e shqiptareve miliona euro pa teklif, ditën për diell, të merren prona e pasuri, tokat ne bregdet dhe tanimë zonat e mbrojtura e të ndahen me miq, me ministrat e tij, kjo po ndodh vetëm sot me rilindjen, me Edi Ramën e Erion Veliajn.

E dëgjuat çfarë tha sot ky që ka kaluar 17 vendime qeveria për 1 orë për inceneratorët, ky që shpalli ministren e tij investitor strategjik në Himarë, me tokë me dokumente të falsifikuara, ky që e ka future Shqipërinë borxh 120 milionë euro vetëm sepse nuk i pëlqente një televizion dhe urdhëroi mbylljen e tij, ky që ka dorën e tij, urdhërin e tij, bekimin e tij në çdo transaksion që bën qeveria, del se ky do luftoka korrupsionin.

Po a ka tallje më të madhe se kjo.

Sërish edhe sot e shpalli veten të pafajshëm, dhe se gjithë të tjerët janë të krimbur e të infektuar. Po pse si qenka qeverisja. Që ti drejton, po të tjerët mbajnë përgjegjësi. Po si qenka qeverisja, që s’paske përgjegjësi ti për hajdutërinë, për vartësit, për ata që ti ke zgjedhur të ndash pushtet me ta. Dhe kjo punë qenka vetëm e drejtësisë.

Pallavra. Orë të tëra, fjalim si i paraardhësve në plenume ku gjendeshin e shpalleshin armiqtë e rinj.

Dhe këtë po tenton rilindja dhe Edi Rama. Qe t’i beje vjedhjet, korrupsionin dhe lidhjet me krimin, te duken edhe si normalitete.

Dhe u kërkon njerëzve ta pranojnë ashtu pra siç është ai dhe qeveria e tij, ta pranojnë të korruptuar dhe te inkriminuar.

Por kjo është e papranueshme dhe nuk ka për të ndodhur. Ai mendon kështu se shqiptaret janë si ai, mendon se shqiptaret nuk e duan ndershmërinë. Ai i fyen njerëzit, duke sjelle si vlere, inkriminimin dhe abuzimin me buxhetin.

Bulqizaket dhe shqiptaret, nuk janë si ai. Janë të ndershëm, dhe duan e meritojnë te qeverisen ndershëm.

Shumica absolute e bulqizakeve dhe e shqiptareve nuk kane lidhje me krimin. Dhe meritojnë te qeverisen nga njerëz qe s’kanë lidhje me krimin.

Blloku politik i Edi Ramës janë korrupsioni dhe krimi, nuk ka me asnjë ide, asnjë fabul te re. Nuk ka asgjë tjetër përtej kësaj. Ai mendon dhe synon qe te qëndroje ne pushtet, kur përfaqëson një pakice, një grusht njerëzish.

Sepse shumica absolute e qytetareve te këtij vendi edhe e socialisteve nuk kane lidhje me vjedhjen dhe krimin.

Beteja është e qartë.

Ai nuk përfaqëson asnjë ideologji. Është thjesht e keqja e kapur fort përmes instrumenteve te regjimit, përballe shqiptareve.

Edhe pse nuk është një përballje e lehte, ky nga ana tjetër është një moment i arte, historik bashkimi.

Njerëzit duhet te bëhen bashke përballe kësaj te keqeje, pavarësisht ideve apo simpative. Siç e ka pasur zakon e tradite kjo treve, e krejt vendi. Kjo është një emergjence kombëtare. Siç bien dallimet ne një lufte. Ashtu, duhet te bien dallimet mes nesh edhe ne këtë rast. Sepse kjo lufte është.

Nuk ka si te jete ndryshe, nuk ka si te ketë një marrëdhënie a raport tjetre me nje qeveri qe është kthyer ne klike shtypëse qe vjedh kudo, ne çdo sektor, ne çdo zyre, ne çdo bashki, ne çdo ministri, ne çdo fushe.

Opozita është në një moment shndërrimi, organizimi, energjizimi e vitalizimi. Ne kemi detyrën historike ta shpëtojmë vendin. Po këtë do ta bëjmë vetëm duke merituar besimin e njerëzve, duke u hapur ndaj shoqërisë, e duke u shndërruar ne alternativen qe sjelli ndryshimin per te cilin ka nevoje Shqipëria.

Kjo nis me secilin nga ne, ne kete salle, e kudo, ne çdo fshat, lagje e qytet. Njerëzit kane nevoje për shprese, e ne duhet t’u japim shprese Njerëzit kane nevoje për besim, e ne duhet t’u japim besim.Njerëzit kane nevoje për kurajo, e ne duhet t’u japim kurajo

Njerëzit kanë nevoje për një qeverisje qe mendon për ta, që u shërben atyre, e ne do t’ua japim atë qeverisje.

Njerëzit kanë nevoje për ndershmëri, e ne do t’u japim ndershmëri”, u shpreh ai.

 

Etiketa: NokaRama

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim prekës për Eduardin

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com