GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Non-grata’ e Berishës/ Foli në kongresin amerikan, O’Neil: Ndikuan paratë e errëta të Sorosit, vendim shumë shqetësues

09:43 - 11/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Non-grata’ e Berishës/ Foli në kongresin amerikan, O’Neil:  Ndikuan paratë e errëta të Sorosit, vendim  shumë shqetësues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një intervistë me Tyler O’Neil,  gazetar amerikan, i cili gjatë një seance dëgjimore me Kongresin Amerikan për ndihmat e USAID, deklaroi që një organizatë jo-qeveritare shqiptare kishte marrë para nga USAID përmes fondacionit Soros, që sanksionoi kryetarin e opozitës shqiptare.

O’Neil në intervistën e tij jep më shumë detaje për idenë e tij ku shprehet se Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim ndërmori një serë reformash në drejtësi, për të cilat kritikët pretendojnë se mundësuan përndjekjen e Sali Berishës.

O’Neil thekson se ajo çka është  parë është bashkëpunimi midis grupeve të financuara nga Soros-i dhe USAID-it, qeverisë federale gjatë administratës së Biden-it ku sipas tij këto dhe këto lidhje mund të kenë pasur një rol në këtë lëvizje të Blinken-it, lidhur me Berishën.

Pjese nga intervista

Blendi Fevziu: Gjatë dëgjesës tuaj përpara nënkomitetit ju bëtë disa denoncime lidhur me Institutin Lindje – Perëndim, USAID-in, Fondacionit Soros dhe reformës gjyqësore në Shqipëri. Ishte një përzierje gjërash të ndryshme. Mund të më shpjegoni me më shumë detaje idenë tuaj?

O’Neil: Po. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim mori fonde të konsiderueshme nga USAID-i, pra Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Po ashtu mori shumë fonde nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, rrjetin e madh të themeluar nga George Soros të cilin aktualisht e drejton djali i tij Alex Soros. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim ndërmori një serë reformash në drejtësi për të cilat kritikët pretendojnë se mundësuan përndjekjen e Sali Berishës, ish-Kryeministrin e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Por zoti O’ Neil, mendoj se reforma në drejtësi është promovuar nga Ambasada Amerikane, Departamenti i Shtetit dhe partnerët Evropian. Kjo do të thotë se është diçka e kryer nga komuniteti ndërkombëtar, bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për Shqipërinë.

O’Neil: Po. Në tërësi nuk e di se sa të këqija janë ndryshimet. Ajo çka di është se kritikët thonë se kjo përfshirje i mundësoi qeverisë së Ramës t’i vihet pas Sali Berishës i cili sigurisht që është një kritik i madh i përfshirjes së George Soros-it në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Sali Berisha është shpallur si non-grata nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Keni më shumë informacione sepse kemi pyetur disa herë dhe ende nuk kemi marr informacion se pse është shpallur si i atillë, pse konkretisht është shpallur non-grata dhe jo sipas deklaratës zyrtare të Sekretarit të Shtetit.

O’Neil: Kjo është një lëvizje shumë shqetësuese nga administrata e kaluar e Biden-it. Ajo çka kemi parë është bashkëpunim midis grupeve të financuara nga Soros-i dhe USAID-it, qeverisë federale gjatë administratës së Biden-it. Tematika e librit tim “The Woketapus – Grupimet e Parave të Errëta që Manipulojnë Qeverinë Federale” është që shumë grupe aktivistësh të majtë, të mbështetur nga Soros-i dhe rrjeti i tij i parave të errëta, influencuan administratën e Biden-it, dhe këto lidhje mund të kenë pasur një rol në këtë lëvizje të Blinken-it. Kjo është një lëvizje shqetësuese, për të thënë të paktën, kur shikon qeverinë e Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë Sali Berishën në këtë mënyrë.

Blendi Fevziu: Mendoj se jemi të fokusuar te Shqipëria, por është kjo pjesë e një historie më të gjerë, pra, me sa kam dëgjuar përfshin edhe vendet e Amerikës latine si edhe shtete të tjera.

O’Neil: Po. Të dyja, qoftë USAID-i por edhe Fondacioni Shoqëria e Hapur kanë bashkëfinancuar projekte të ndryshme përreth botës, shpesh duke advokuar për të njëjtët kauza ideologjike që promovoi Soros-i si dhe administrata e Biden-it. Presidenti Trump është duke mbajtur një qëndrim të fort kundër kësaj ideologjie korruptive. Ky ndryshim është përshëndetur në Shtetet e Bashkuara pasi qytetarët amerikanë votuan kundër kësaj ideologjie. Ka pyetje për të cilat do të doja të merrja përgjigje dhe që lidhen me përfshirjen e George Soros-it dhe Alex Soros-it me rastin e Shqipërisë dhe përndjekjen e Sali Berishës si edhe mënyrën me anë të së cilës është përgjigjur dhe ka punuar qeveria e Ramës me ish administratën e shtetit amerikan.

Etiketa: berisham o neilKryesore1soros

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Para
Vuçiç në vështirësi!  Studentët bllokojnë hyrjet e dy televizioneve në Beograd dhe Novi Sad

Vuçiç në vështirësi! Studentët bllokojnë hyrjet e dy televizioneve në Beograd dhe Novi Sad

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com