GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Non grata” e Berishës/ Grenell: Vendim i Blinken, unë s’kam parë asnjë provë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas marrjes së PD-së, Berisha nis ‘luftë’ me SHBA-të, sulmon Sekretarin Blinken
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Richard Grenell, një prej zyrtarëve më të lartë në administratën amerikane gjatë Presidencës së Donald Trump, u shpreh mbrëmjen e së enjtes se ai nuk ka parë kurrë një dokument për Sali Berishën në Departamentin e Shtetit që ta lidhte atë me shpalljen non grata.

Grenell ka mbajtur detyrën e drejtorit të Byrosë Kombëtare. Ai thotë se pavarësisht detyrës së lartë, nuk ka parë diçka për Sali Berishën.

Në një intervistë për Top Story, Grenell shprehet se vendimin e ka marrë Antony Blinken të cilin e quajti partiak dhe të politizuar.

Ai tha gjithashtu se Blinken nuk i ka dhënë informacione kongresmenëve republikanë, për pyetjet që i kanë dërguar Sekretarit të Shtetit për shpalljen non grata të Berishës.

“Berishën nuk e kam takuar asnjëherë. Unë dhe shumë konservatorë jemi shumë të shqetësuar me Blinken, është shumë partiak, shumë i politizuar, është e trishtë ajo që i ka bërë DASH-it. Ai shumë herë tha kam informacione për Berishën, do të vendosim partinë konservatore të Shqipërisë në sanksione dhe shumë njerëz u çuditën. Ne kërkuam prova, i kërkuam DASH-it informacione. Unë isha drejtor në detyrë i Byrosë Kombëtare, unë kisha edhe një rol të dyfishtë si ambasador në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan. Si drejtor në detyrë u përfshiva shumë në informacione për Ballkanin. Unë do ta dija diçka të tillë për atë që po ndodhte në Ballkan me partinë konservatore. Nuk e pashë kurrë. Nuk po sugjeroj se nuk ka, por unë nuk pashë diçka të tillë. Mendoj se është e rëndësishme që DASH t’u përgjigjet anëtarëve të Kongresit Republikan që kanë kërkuar ta shikojnë këtë informacion. Kjo është një akuzë e rëndë. Kur DASH shkon pas një partie konservatore në një vend tjetër dhe bën këto akuza dhe republikanët e Kongresit thonë ku janë këto prova, ku është ky informacion na i tregoni edhe ne dhe ata nuk e kanë bërë, ke krijuar një dyshim”, tha ai.

Pyetje: Hetimet për Sali Berishën nisën që në administratën Trump?

Grenell: Unë nuk pashë asgjë të tillë. Anëtarët e Kongresit duhet të informohen. Vendimi qartazi u mor nga zoti Blinken. U detyrohemi anëtarëve të Kongresit që të bëjnë përpjekje dhe të marrin përgjigje.

Etiketa: berishaBlinkenGrenellKryesore1

Lajme të lidhura

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar
Breaking Views

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Para
Inovacion nga Aston Martin, prezanton modelin e ri të “DB12”

Inovacion nga Aston Martin, prezanton modelin e ri të “DB12”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com