GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nora Istrefi kërkon famën e dikurshme, ja ku do e shohim këngëtaren

15:13 - 12/08/23
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Nora Istrefi kërkon famën e dikurshme, ja ku do e shohim këngëtaren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e sezonit të dytë të “Dancing with the stars”. Kanë nisur tashmë të përfliten edhe emrat e parë të konkurrentëve të sfidës së kërcimit. Një prej tyre është edhe Nora Istrefi.

Këngëtarja kosovare pritet t’i bashkohet kastit të artistëve, që për disa javë do të sfidohen në kërcim. Kujtojmë se vite më parë, Nora Istrefi ka qenë pjesë e “Dance with me”, sfidë të cilën iu desh ta linte në gjysmë, pasi mori vesh lajmin se do të bëhej nënë për herë të parë.

Të gjithë e njohim talentin e Norës për të kërcyer, duke shtuar këtu edhe format e saj bombastike, jemi të sigurt që këngëtarja do të jetë një ndër konkurrentet më të forta që do të ketë ky sezon. Sa i përket karrierës, Nora ka vendosur të distancohet disi nga skena muzikore.

Disa vite më parë, ajo ishte ndër artistet më të kërkuara dhe më të paguara. Por me evoluimin e tregut dhe prurjet e reja, edhe Nora duket se është lënë disi mënjanë. Koncertet e saj këtë verë kanë qenë disi më të rralla, ashtu sikurse edhe këngët e reja. Kjo ftesë për të zbritur në pistën e kërcimit, është një mundësi e mirë për ta rifutur edhe njëherë fuqishëm në treg Norën.

Por duket se ndryshime do të ketë edhe në jurinë e këtij formati. Valbona Selimllari ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e jurisë, ku këtë herë do të ketë përkrah Lori Ballën. Balerina, në netët finale të DWTS 1 u konfirmua se do të ishte anëtare jurie. Por duket se prania e saj, do të sjellë ndryshime të mëdha.

Deri më tani nuk ka zëra për praninë e Dalina Buzit sërish në jurinë e këtij formati. Vetë Buzi ka zgjedhur të mos flasë rreth pranisë së saj në këtë format. Nga ana tjetër, ndryshime priten edhe në vendin e Mand Pezës.

Ka nisur tashmë të përflitet se Peza nuk do të jetë në sezonin e ardhshëm në ulëset e jurisë duke u zëvendësuar nga një tjetër personazh i njohur. Në pikëpyetje është edhe prania e Kledi Kadiut. Balerini me famë ndërkombëtare ishte kryetari i jurisë në formatin e shkuar, por prania e Lorit, pritet të sjellë ndryshime edhe në postin e Kadiut.

Megjithatë, pritet që në ditët në vijim të konfirmohen edhe emrat që do të ulen për më shumë se 12 javë në vendin e jurisë.

Ndërkaq personazhet e parë janë zbuluar tanimë, duke hedhur dritë rreth detajeve të para të këtij spektakli. Kështu, disa prej personazheve të famshëm që do të marrin pjesë janë pikërisht, Eni Shehu, Lei Kraja, Fjodora Fjora, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë VIP-at e tjerë që do t’i bashkohen sfidës, në garë për çmimin e madh. Programi i kërcimit do të nisë në shtator nën drejtimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”. Bashkëprezantuese do jetë edhe Megi Pojani, e cila zë vendin e Eno Popit në “Gold Room”.

Ndërkaq Bora Zemani ka hequr dorë përfundimisht nga Përputhen për t’u bërë kështu moderatore e vetëm këtij formati. Ndërkaq që emra të tjerë pritet t’i bashkohen sfidës së kërcimit, por emrat e tyre po mbahen sekret nga produksioni për t’u prezantuar në nisje të sezonit të ri që do të nisë deri në shtator.

Etiketa: Nora Istrefi

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
22-vjeçari shqiptar: Nuk kam lidhje me vrasjen e tifozit

22-vjeçari shqiptar: Nuk kam lidhje me vrasjen e tifozit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com