GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Norvegjia arreston pedagogun, dyshohet se ishte…

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Norvegjia arreston pedagogun, dyshohet se ishte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një burrë që ka punuar në një projekt kërkimor universitar të Norvegjisë, nën dyshimet se është spiun rus. Burri është arrestuar në qytetin Tromsoe më 24 tetor, ka thënë transmetuesi publik NRK, duke cituar Policinë norvegjeze. Burri ka arritur në Novegji më 2021, duke u prezantuar si shtetas i Brazilit, mirëpo shërbimet norvegjeze të sigurisë besojnë se ai është rus. Ky burrë, që nuk është identifikuar, përbën “kërcënim për interesat thelbësore” të Norvegjisë, vend anëtar i NATO-s, andaj duhet të dëbohet, kanë thënë autoritetet.

Shërbimet e sigurisë janë të shqetësuara “se ai mund të ketë siguruar informacione për politikat e Norvegjisë në rajonin verior, dhe Norvegjia nuk dëshiron që ky informacion të jetë në duart e rusëve”. Avokati i të arrestuarit, ka thënë se klienti i tij mohon çdo keqbërje. Ai do të qëndrojë në paraburgim për katër javë.

Tromsoe gjendet në veri të Norvegjisë dhe është qindra kilometra larg kufirit me Rusinë. Sipas autoriteteve të sigurisë, ky burrë ka tentuar të paraqesë veten në Norvegji sipas një identiteti të rremë.

Ai ka marrë pjesë në studimet për luftë hibride.

Unversiteti Arctis i Norvegjisë ka thënë përmes një deklarate se personi i arrestuar ka qenë “ligjërues mysafir” në këtë institucion. Norvegjia së fundi ka akuzuar një shtetas rus se ka nisur dron mbi territorin norvegjez si dhe ka ndaluar disa rusë, nën akuzat se kanë fotografuar ilegalisht disa zona të ndjeshme. /Rel/

Etiketa: arrestohetdyshohet se eshte spiun rusNorvegjipedagogu

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Bashkimi Evropian po shkon symbyllur drejt anarkisë

Bashkimi Evropian po shkon symbyllur drejt anarkisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com