Kombëtarja shqiptare fitoi 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë siguruan tri pikë të rëndësishme falë golit të Kristjan Asllanit, i cili së bashku me Mario Mitajn, rezultojnë lojtarët me notën më të lartë sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”.
Asllani dhe Mitaj u vlerësuan të dy me 8.3, ndërkohë që podiumi plotësohet nga Hysaj me notën 8.1. Tabela mbyllet me dyshen Daku-Pajaziti, që u aktivizuan në minutën e 82-të.
Ndërkohë zhgënjim mund të quhet Armando Broja. Sulmuesi i Burnley në Premier League, është vlerësuar me notën e ulët 6.6. Më poshtë do të njiheni me notat e të gjithë lojtarëve të Kombëtares.












Discussion about this post