GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nuhiu vigjilent: Nuk ka kundërshtarë të dobët, do kërkoj që…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuhiu vigjilent: Nuk ka kundërshtarë të dobët, do kërkoj që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkëndija e Tetovës krijoi shumë, por shënoi vetëm një gol përballë uellsianëve të Haverfordwest. Goli i Adenis Shalës i dhuroi kuqezinjve fitoren 1-0 në duelin e parë të raundit të parë në Conference League.

Trajneri i skuadrës shqiptare që garon në Maqedoninë e Veriut, Ardian Nuhiu deklaroi pas ndeshjes së është i kënaqur me performancën e djemve të tij. Teksa pret që në sfidën e kthimit në Uells, Shkëndija të jetë më e saktë përpara portës kundërshtare.

“Në këto nivele nuk ka kundërshtarë të dobët. Kishim një kundërshtar që ishte shumë i disiplinuar, na la shumë pak hapësira dhe kishte ide të qarta për t’u mbrojtur.

Haverfordwest po kërkonte të na ndëshkonte me kundërsulme. Krijuam mjaftueshëm realisht, ndoshta me pak fat do të shënonim edhe ndonjë gol.

Por, un jam i kënaqur me performancën e djemve, sepse është ndeshja e parë. Krijuam shumë raste, thjesht na mungoi fati. Djemtë treguan karakter, nuk u dorëzuan asnjë moment.

Gjithmonë ishin në kërkim dhe më pëlqeu se si menaxhuam situatat e tyre në aspektin e kundërsulmit. Kemi qenë shumë agresiv. Në momentin që është humbur topi, kemi reaguar për ta marrë dhe për të filluar ndërtimin e aksioneve të tjera.

Teknikisht jemi skuadër e mirë. Do të kërkoj gjithmonë nga futbollistët tanë që të kemi nën kontroll topin, sepse vetëm ashtu mund të dalim tek idetë tona…

Mendoj është bërë paraqitje jo vetëm e prurjeve, por e të gjithëve, shumë pozitive. Me kalimin e ndeshjeve lojtarët do të njihen me njëri tjetrin edhe më mirë. Dhe do të performojnë më mirë.

Dueli i kthimit? Përparësia në pas shtatë ditëve është se kundërshtarin tani e njohim nga afër. Do të analizohet kjo ndeshje dhe do të përgatitemi që të marrim kualifikimin.

Do të jemi më të qetë afër finalizimit, do të punojmë në këtë aspekt. Do të mundohemi që t’i mbyllim të gjitha pikat e tyre të forta.

Por do të shfrytëzojmë edhe aftësitë e skuadrës sonë dhe të futbollistëve. Besoj se edhe atje djemtë do të bëjnë një ndeshje të madhe”, theksoi trajneri i skuadra tetovare./SSA

Etiketa: ardian NuhiuEuropa Conference LeagueHaverfordwest Countyshkendija e tetoves

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Para
Arsenali prezanton më në fund mbrojtësin e shumëkërkuar

Arsenali prezanton më në fund mbrojtësin e shumëkërkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com