GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nuk arriti finalen në “Fest 63”, Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë: Jeni zhgënjimi më i madh

14:26 - 22/12/24
në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
Nuk arriti finalen në “Fest 63”, Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë: Jeni zhgënjimi më i madh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artisti i njohur shqiptar, këngëtari Devis Xherahu, është lënë jashtë finales së Festivalit të 63 të Këngës nga juria.

Kënga “Ka momente” e artistit nuk është votuar nga juria për të qenë pjesë e finales së madhe.

Pas këtij vendimit artisti ka reaguar i indinjuar dhe i revoltuar në rrjetet sociale përmes një videoje ku ka përcjellë një mesazh të fortë dhe i ka dhënë një shuplakë jurisë së Festivalit të Këngës.

Artisti thotë se juria ishte një zhgënjim i madh dhe se janë ata arsyeja pse profesionistët po e braktisin gjithnjë e më shumë këtë festival.

Xherahu ka theksuar se juria që e la jashtë finales është juria më e dobët dhe më joprofesionale që ka parë deri më sot dhe se është injorim i ekzistencës si juri, injorim i intelektit dhe i diplomave të tyre që të mos futësh në finale këngën “Ka momente”.

Artisti ka nënvizuar se diplomat e asaj jurie nuk vlejnë për asgjë, pasi me vendimet e tyre kanë bërë që profesionistët ta braktisin këtë festival dhe me të drejtë.

“Miq përshëndetje,

Arsyeja që unë po e bëj këtë video është sepse kam marrë shumë mesazhe nga ju që mbrëmë deri sot, rreth këngës sime ‘Ka momente’ që është pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të këngës.

Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, sepse është mungesa e kohës që nuk mjafton, po e bëj këtë video.

Mbrëmë, siç e patë, kënga ime ‘Ka momente’, një nga këngët më të pëlqyera, një nga këngët më profesionale, një nga 5 këngët, për mua, më të realizuara të këtij evenimenti, u ndalua padrejtësisht nga juria e këtij festivali.

Kjo juri për mua është juria më e dobët dhe më joprofesionale që kam parë deri më sot sepse të mos futësh këngën ‘Ka momente’ në finale është injorim i ekzistencës si juri, injorim i intelektit dhe i diplomave tuaja miq dhe mikesha të nderuara të jurisë së festivalit.

Ato diploma që keni marrë, unë jua marr dhe jua gris dhe jua hedh atje te vrima e bardhë. Edhe unë diplomën e kam njësoj si ju, por nuk keni të krahasuar ju me mua sepse ju me ose pa dashje, por unë e quaj me dhe e mbroj këtë që po them, keni zbuar të gjithë profesionistët, këngëtarët profesionistë, të marrin pjesë në festival. Ju jeni arsyeja, me vendimet tuaja, që profesionistët e kanë braktisur këtë festival dhe me të drejtë.

Jam shumë i sigurt që Vaçe Zela, Avni Mula, Gaço Çako, Tonin Tërshana e shumë e shumë të tjerë që po na shohin nga lart janë duke qeshur dhe duke lotuar tani. Pse? Sepse ju jeni zhgënjimi më i madh i festivalit, i asaj pasurie që ata lart na e kanë lënë. Nejse, ju heq kryq. Dua të falënderoj përzemërsisht publikun që mbështeti këngën ‘Ka momente’ që në fillim të konkurrimit të saj dhe sidomos falënderoj me shpirt orkestrën e madhe të RTSH-së, atë orkestër që ka punuar me orë të tëra punë dhe lodhje për realizimin e këtij festivali. Jeni gjëja më e bukur dhe me vlerë, jeni gjëja më e pacenueshme e këtij festivali. Faleminderit që ekzistoni. I love you”, shprehet këngëtari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Devis Xherahu Official (@devisxherahu)

Etiketa: jurixherahu

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Shpërthim me eksploziv në katin e 9-të, dyshohet se është hedhur me dron

Shpërthim me eksploziv në katin e 9-të, dyshohet se është hedhur me dron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26

Një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama u shoqërua me tension dhe ndërprerje të papritur të komunikimit me gazetarët....

Lexo më shumë
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com