GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk betohet, nuk shkarkohet”, Himara si Shkodra e 2019, ja kush e gëzon mandatin e Belerit

16:45 - 29/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk betohet, nuk shkarkohet”, Himara si Shkodra e 2019, ja kush e gëzon mandatin e Belerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Himarës vijon të jetë pikëpyetja e vetme e zgjedhjeve vendor të 14 majit pasi fituesi i garës është prapa hekurave. Me një kryetar të zgjedhur në ambientet e paraburgimit, fati duket se i bie në dorë kryetarit të detyrë Jorgo Gori, i cili do të vijojë ushtrimin e mandatit përtej 4-vjeçarit që kishte fituar në 2019.

“Nëse do të marrim Himarën do ta krahasoja me Shkodrën në zgjedhjet e shkuara. Ligji parashikon që kryetar në detyrë qëndron aty derisa të bëhet betimi i kryetarit të ri”, u shpreh juristi Bledar Dervishi.

Sipas juristit Bledar Dervishaj, gjithçka lidhet me pamundësinë e Belerit për të bërë betimin përpara këshillit bashkiak.

“Do të duhet që të konstituohet Këshilli Bashkiak dhe më pas i vjen para radha kryetarit të Bashkisë, mandati i të cilit përpos proceseve ankimore, do të duhet të marrë edhe një procedurë gjyqësore për certifikimin e rregullshmërisë së zgjedhjes së tij”, tha Dervishi.

Por nëse Beleri nuk shkon dot në Këshill, a mund të shkoj Këshilli tek Beleri?

“Ligji nuk parashikon se ku zhvillohen mbledhjet e këshillit. Sa i takon mbledhjes fillestare, këshilli mund ta bëj edhe jashtë ambienteve të bashkisë, ndërsa të tjera si rregull brenda ambienteve të këshillit. Nëse do të shkojë apo jo në ambientet e paraburgimit për të marrë një betim, mua më duket tendencioze”, u shpreh Dervishi.

Arsyeja e dyshimit të juristit vjen për shkak se kjo hallkë proceduriale, pra betimit përpara këshillit, është ajo që i ka lidhur duart të dyja palëve, Belerin për të marrë detyrën e Ramën për ta shkarkuar.

“Sot kryeministri nuk mund ta shkarkojë sepse z. Beleri nuk ka filluar ushtrimin e mandatit. Pra do të duket tendecioze për ta vendosur në një procedurë, që ose ta refuzojë ose të marrë mandatin që ta shkarkojë Këshilli i Ministrave”.

Zgjidhen e kësaj çështje e ka Prokuroria e Posaçme, ku sipas parashikimeve ligjore, ka tre muaj kohë për të përfunduar hetimin e çështjes e më pas, do të jetë bindja e gjyqtarëve të posaçëm për të caktuar nëse Beleri ka shkelur ligjin apo jo. /A2cnn/

Etiketa: belerihimaraKeshilli

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Shpërthen festa, Partizani shënon golin e shumëpritur ndaj Teutës

Shpërthen festa, Partizani shënon golin e shumëpritur ndaj Teutës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com