GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Nuk diskutojnë në seanca, por Kuvendi u paguan qiranë në Tiranë 19 deputetëve

15:58 - 14/09/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk diskutojnë në seanca, por Kuvendi u paguan qiranë në Tiranë 19 deputetëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çdo muaj, Kuvendi i Shqipërisë paguan qiranë për 19 deputetë të cilën vijnë nga qytete të largëta. 10 deputetë të Partisë Socialiste, 5 të Partisë Demokratike, 2 të PSD-së dhe 2 të PDIU-së marrin kompensim 350 mijë lekë të vjetra për shtëpitë që përdorin në Tiranë.

Përpara se ta bëjë këtë, Kuvendi ju kërkon deputetëve certifikatë familjare, vërtetim nga hipoteka e Tiranës se asnjë anëtar i familjes së tyre nuk ka shtëpi si dhe një kopje kontrate qiraje. Fatura mujore për këtë shërbim ndaj deputetëve është 7 milionë lekë të vjetra.

Ata që e kanë kërkuar këtë financim nga Kuvendi, për Partinë Socialiste, janë: Antoneta Dhima , Fadil Nasufi, Teuta Ramaj , Baftjar Zeqaj, Enslemvera Zake, Niko Kuri, Anduel Tahira, Pranvera Resulaj dhe Mirela Pitushi.

Kompensim marrin dhe dy deputetët e Tom Doshit në Shkodër, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi.

Të drejtën për qira të paguar nga shteti mes demokratëve e kanë shfrytëzuar: Saimir Korreshi, Eralda Bano, Greta Bardeli, Sorina Koti dhe Arbi Agalliu. 350 mij lekëshin çdo muaj e kanë marrë edhe dy deputetët çamë: Gëzim Ademaj  dhe Nusret Avdulla.

Vihet re se përgjithësisht, ata që e kanë kërkuar edhe këtë bonus nga lekët e taksapaguesve, nuk hyjnë tek deputetët më aktivë të parlamentit, bazuar në raportet e monitorimit.

Por pagesa për qiranë është një prej bonuseve të deputetëve. Ata kompensohen edhe për shpenzime telefonike, në vlerën 170 mijë lekë të vjetra në muaj, edhe pse paketat telefonike pa limite në treg janë shumë herë më të lira.

Vetëm për qira dhe telefon gjatë muajit gusht deputetëve ju janë dhënë mbi 27 milionë lekë të vjetër.

Paga e deputetëve, tashmë e rritur kap shifrën 3 milionë lekë në muaj. Ligjvënësit marrin edhe dieta për udhëtimet e tyre.

 

DEPUTETËT QË U PAGUHET QIRAJA

Antoneta Dhima    PS, Fier

Fadil Nasufi          PS, Berat

Teuta Ramaj          PS, Vlorë

Baftjar Zeqaj         PS, Fier

Enslemvera Zake  PS, Korçë

Niko Kuri             PS, Vlorë

Anduel Tahiraj      PS, Vlorë

Pranvera Resulaj   PS, Vlorë

Hatixhe Konomi   PS, Berat

Mirela Pitushi       PS, Fier

DEPUTETËT QË U PAGUHET QIRAJA

Gledis Çeliku        PSD, Shkodër

Meri Markiçi        PSD, Shkodër

DEPUTETËT QË U PAGUHET QIRAJA

Saimir Korreshi    PD, Fier

Eralda Bano          PD, Fier

Greta Bardeli        PD, Shkodër

Sorina Koti           PD, Korçë

Arbi Agalliu          PD, Vlorë

DEPUTETËT QË U PAGUHET QIRAJA

Gëzim Ademaj      PDIU, Vlorë

Nusret Avdulla      PDIU, Fier

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Kuvendi

Lajme të lidhura

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)
Aktualitet

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Kreu i policisë Sokol Bizhga mbledh në Shkodër drejtorët, mes tyre edhe Edmond Sulaj

Kreu i policisë Sokol Bizhga mbledh në Shkodër drejtorët, mes tyre edhe Edmond Sulaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26

Belinda Balluku mori pjesë dje në një darkë Iftari në Dibër, nga ku postoi edhe foto në Facebook. Në një...

Lexo më shumë
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26
Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

13:13 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com