GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk do lë gur pa lëvizur”, deputeti i Beratit: Tërmeti dhe pandemia ngadalësuan zhvillimin

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist i qarkut të Beratit, Bardhyl Kollçaku në një intervistë për Gijotina.com ka rrëfyer më shumë rreth jetës së tij profesionale, ku tregon se përse pas 38-vjetësh karriere ushtarake, vendosi të kandidonte në listat e Partisë Socialiste më 25 prill. Kollçaku tregoi sipas tij, arsye se përse banorët e qarkut të Beratit e votuan, ndërsa u shpreh i sigurt se do të arrinte të përmbushte të gjitha premtimet elektorale të 25 prillit. Ndër të tjera, ai komentoi gjithashtu dhe problematikat kryesore të qarkut ku është votuar, ndërsa tha se tërmeti dhe pandemia ngadalësuan projektet e zhvillimit.

Ju vini nga një karrierë ushtarake disa vjeçare, me misione brenda dhe jashtë vendit, çfarë ju shtyu të futeni në politikë, dhe të bëheni pjesë e parlamentit shqiptar?

Bardhyl Kollçaku: Është e vërtetë, unë vij në politikë pas 38-vjetësh në shërbim të atdheut, duke kryer detyra brenda dhe jashtë vendit, nga ato më të ulëta, deri tek ajo më e larta, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Pas mbylljes me sukses të karrierës ushtarake, mendova se me aftësitë, eksperiencën dhe energjitë e mia mund ta vazhdoja misionin që jam mësuar të bëj më mirë, atë të shërbimit ndaj njerëzve dhe atdheut, por në një dimension të ri, atë politik.  

Partia Socialiste siguroi pesë mandate në qarkun e Beratit, njëri prej të cilëve i juaji, pse mendoni që qytetarët iu zgjodhën ju si përfaqësuesin e tyre në parlament dhe jo dikë tjetër?

Bardhyl Kollçaku: Është më e udhës të pyeten zgjedhësit e qarkut Berat përse me besuan mua, megjithatë po mundohem t’ju përgjigjem shkurt pyetjes tuaj: qytetarët e Beratit më besuan për atë që jam; për atë që kam bërë mirë, gjatë gjithë karrierës time ushtarake, dhe për besimin që ushtaraket janë njerëz të fjalës dhe të punës.

A jeni i sigurt nëse në këto katër vite do të arrini t’i përmbushni të gjitha premtimet elektorale të fushatës së 25 prillit?

Bardhyl Kollçaku: Jam i sigurt që do i mbaj angazhimet pasi kanë qenë të sinqerta, të thjeshta dhe të vërteta.  Qytetarët do të kenë tek unë një përfaqësues që është 24/7 në shërbim të qytetarëve; do dëgjoj dhe “qaj” hallin e çdo qytetari duke e adresuar atë në institucionet përkatëse; nuk do lë “gur” pa lëvizur që problemet e qytetarëve të marrim zgjidhje; dhe më e rëndësishmja në fund të ditës t’ ju kthej përgjigje nëse problemi i tyre zgjidhet apo jo.


Cilat janë problematikat kryesore të qarkut tuaj dhe çfarë propozoni si zgjidhje?

Bardhyl Kollçaku: Qarku i Beratit gjatë qeverisjes së z.Rama ka përfituar shumë investime në infrastrukturë, rrugë e sheshe, ujësjellës, kanalizime, rrjetin elektrik, agro-biznes dhe turizëm. Ashtu si në gjithë Shqipërinë, tërmeti dhe pandemia ngadalësuan projektet e zhvillimit. Kryeministri Rama dhe qeveria kanë marrë angazhim të rritin investimet dhe përmirësojnë shërbimet në qarkun tonë gjatë mandatit të tretë, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm do të rrisë të ardhurat dhe të shtojë vendet e punës. Pas pak ditësh fillojnë punimet në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë, një investim mbi 40 milionë euro i Aleancës që do jetë një investim strategjik dhe të krijojë hapësira dhe vende të reja pune. Mandati im iu përket qytetarëve të Beratit dhe unë i qëndroj fjalës që iu kam dhënë bashkëqytetarëve të mi se nuk do resht asnjë minutë, për të bërë më të mirën për ta./ D.L/ Gijotina.com

Etiketa: Bardhyl Kollcakuinterviste

Lajme të lidhura

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!
Aktualitet

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Aktualitet

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij
Aktualitet

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26
Para
Asnjë reagim nga kompania “Besa Trans” për tragjedinë në Bullgari, ky është pronari shqiptar

Asnjë reagim nga kompania “Besa Trans” për tragjedinë në Bullgari, ky është pronari shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet...

Lexo më shumë
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com