GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk do shkonte në mbrëmjen e maturës, gjimnazistja surprizohet nga shokët e klasës (Video)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk do shkonte në mbrëmjen e maturës, gjimnazistja surprizohet nga shokët e klasës (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmja e maturës është “ikona” që përmbyll vitet e gjimnazit duke u regjistruar si një ndër ngjarjet më të veçanta në rrugën e dijes. Por ndërsa maturantët po merren me provimet, kanë nisur përgatitjet edhe për mbrëmjen e madhe ku do të jenë ata yjet e saj.

Në gjimnazin “Myslym Keta” në Tiranë, Savina ka njoftuar shokët e klasës se nuk do të jetë me ta në natën e madhe. Ndaj, bashkë me mësuesen kujdestare, ata i kërkuan ndihmë rubrikës  “Ka Një Mesazh Për Ty”  nga “E diela shqiptare” për të bindur shoqen e tyre.

Arsyeja pse Savina iu ka dhënë për mungesën e saj është transporti, të cilin, edhe gjatë bisedës në makinë me moderatorin Ardit Gjebrea, ajo e konfirmon si diçka që nuk mundet ta mbulojë. Me zë të trishtuar, ajo pohon se mbrëmja e maturës nuk ka qenë prioriteti i saj si vajzat e tjera, nuk ka  menduar as për fustanin, grimin apo flokët. Kësaj sigurisht i shtohet edhe vështirësia ekonomike në të cilën ndodhet familja e saj.

Shokët e klasës i shprehën Arditit se ata do t’i mbulojnë biletën shoqes së tyre. Ndërkohë moderatori e dërgoi Savinën në duart e Joni Peçit ku ajo zgjodhi fustanin që ”E diela shqiptare” dhe stilisti i kanë dhuruar për t’u ndierë si një princeshë. Më pas, ajo iu dorëzua profesionistëve që zbukuruan fytyrën dhe flokët e saj, teksa nuk ishte aspak në dijeni se në zbulimin final, Arditi e pret në dhomën tjetër së bashku me shokët e klasës dhe mësuesen.

Mësuesja: S’kam fjalë! Shumë e bukur Savina! Asnjëherë s’të kishim parë kështu. Princesha e mbrëmjes je ti!

Ardit Gjebrea: Si të duket vetja?

Savina:  S’e mendoja kurrë kështu, ku po shkoja, ç’po bëja.

Ardit Gjebrea: Ky është minimumi. Atëherë, fustanin e ke nga Joni, transportin nga City Taxi, biletën e mbrëmjes nga shokët dhe shoqet e klasës dhe grimin nga stafi pedagogjik me në krye drejtoreshën që do kujdeset për ty. Ti nuk do mendosh për asnjë gjë.

Savina:  Faleminderit. S’e mendoja kurrë që do ndodhte kështu.

Ardit Gjebrea: Thjesht do shkosh dhe do gëzosh

Etiketa: mbremja e matures

Lajme të lidhura

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office
Aktualitet

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office

21:06 - 12/10/26
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale
Aktualitet

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale

15:14 - 12/10/26
Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”
Aktualitet

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

14:29 - 12/10/26
Para
Veliaj shet si revolucion koshat e plehrave nëntokë, nismë që zbatohet prej vitesh në Fier

Veliaj shet si revolucion koshat e plehrave nëntokë, nismë që zbatohet prej vitesh në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji: Do t’u drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë për kreun e PD-së, edhe me gjyq
Breaking Views

Salianji: Do t’u drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë për kreun e PD-së, edhe me gjyq

23:10 - 12/10/26

Ervin Salianji ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të garuar për drejtimin e Partisë Demokratike, duke theksuar...

Lexo më shumë
“Shkatërroi garën në parti”, Salianji: Berisha nuk flet për Kullën te Pallati Kongreseve, është bashkë me Ramën

“Shkatërroi garën në parti”, Salianji: Berisha nuk flet për Kullën te Pallati Kongreseve, është bashkë me Ramën

22:27 - 12/10/26
Policia ndalon aktivistët e protestës Arben Kola dhe Dritan Goxhaj (VIDEO)

Policia ndalon aktivistët e protestës Arben Kola dhe Dritan Goxhaj (VIDEO)

22:08 - 12/10/26
Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra

21:32 - 12/10/26
“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office

21:06 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com