GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Nuk do të bëhet kryetar i PD-së, veprimi që do ndërmarrë Berisha

08:31 - 26/03/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do e takoja edhe Lulzim Bashën”, Berisha i çon një mesazh edhe ambasadës së SHBA-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela beson se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë lideri i ardhshëm i PD dhe se do të pranojë marrëveshje ligjore me PD zyrtare. Në një studio televizive, ish-deputeti demokrat tregoi se ish-lideri historik i PD ka frikë të përmendë se do garojë për postin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare. Sipas tij, nëse duhet të realizohet marrëveshje bashkimi të PD, Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit duhet të pranojnë marrëveshje juridike me PD zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Kur nuk kemi fakte, prandaj vendosim bast. Duke u konsultuar në faktet juridike, nuk del dot Saliu kryetar. Edhe Saliu kur e pyesin, i bie rrotull. Nukdo ti trembë të tjerët që të thotë se po garon. Nëse konkurron dhe pëson aksident, ai bën dëm. Nëse do bashkim, do pranojë marrëveshje. Duhet një marrëveshje juridike, se janë ndarë politikisht. Shembulli më i mirë i bashkimit politik e ka dhënë Italia pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. E majta e djathta u bashkuan pas Luftës sëFtohtë duke pranuar qëtë gjitha fjalët e thëna për njëra-tjetrën janë nul. Pastaj e vazhduan bënë marrëveshje. Basha deputet?  E shikon, Berisha është tërhequr”, u shpreh fillimisht Ngjela.

Ngjela: Berisha duhej ta padiste Blinkenin në SHBA

Në vazhdim të emisionit, avokati Spartak Ngjela deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha e ka humbur betejën ligjore me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit për padinë e shpifjes. Në gjykimin e tij, Ngjela arsyetoi se Berisha nuk ka juristë të zotë pasi duhej ta kishin dërguar çështjen në një gjykatë amerikane. Për të, Berisha e ka pranuar indirekt fajësinë se ka kryer korrupsion dhe ka dëmtuar demokracinë në Shqipëri pasi kanë tejkaluar afatet ligjore të padisë së tij. Ngjela pretendon se Berisha duhej të kishte nënshtetësi franceze për ta dërguar padinë ndaj Blinken në një gjykatë franceze.

”Ligji amerikan është dekret, jo vendim gjykatë. Ka afat ta çojë në gjykatë. Ky e çon në Francë, humbi afatin. Po humbe afatin, ke pranuar fajësinë. Nuk gjeti dot avokatin e madh. Ajo është gjykatë e pavarur. Berisha nuk ka këshilltarë ligjorë. Faktet e akuzës jepen në gjykatë, jo rrugë. Do ta çojë në gjykatë DASH ose jo, ai është problem tjetër. Këta kanë humbur afatin dhe gjithçka. Berisha gaboi sepse nuk është nënshtetas francez. Duhej të ecte në drejtimin të mos e përfshinte në betejë legale partinë. Nëse humbet procedurën në gjykatë kombëtare, e çon në ndërkombëtare”, vazhdoi më tej Ngjela.

Në vazhdim të emisionit, ish-deputeti i PD kritikoi Berishën që nuk i dërgoi ndryshimet statutore në organet legale të PD. Edhe pse Gjykata e Tiranës miratoi ndryshimet statutore të Kuvendit demokrat të 11 dhjetorit, Ngjela këmbënguli se vendimi ende nuk ka fuqi pasi është kontestuar nga PD zyrtare. “Nuk e kemi parë vendimin. Po sikur vendimi të thotë gjatë arsyetimit se duhet të regjistrosh ndryshimet statutore dhe po të nxjerrësh partinë? Pse nuk e çoi brenda strukturave të partisë? Çdo konflikt zgjidhet në gjykatë. Pse nuk e çoi në strukturat legale të partisë? Vendimi s’ka hyrë në fuqi, ata e kanë atakuar. Deri tani nuk ka marrë gjë. S’është kryetar. Nuk do marrë gjë. Është bast. Saliu nuk del dot kryetar”, përfundoi Spartak Ngjela.

Etiketa: komisioni i rithemelimitOpinionPDSali BerishaSpartak Ngjela

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Dalin shifrat: Ja sa fëmijë kanë humbur jetën nga agresioni rus

Dalin shifrat: Ja sa fëmijë kanë humbur jetën nga agresioni rus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

Ditën e sotme, janë planfikuar 2 ndeshje për javën e 28-të në Superiore. Në orën 15:00, skuadra e Tiranës do...

Lexo më shumë
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com