GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Nuk duam propagandë të Putin”/ Gjermania merr vendim drastik për sportistët rusë

11:57 - 10/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk duam propagandë të Putin”/ Gjermania merr vendim drastik për sportistët rusë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sportistë nga Rusia mund të përballen me refuzimin e hyrjes në Gjermani nëse lejohen të marrin pjesë përsëri në ngjarje sportive ndërkombëtare, tha ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser. Ajo u tha gazetarëve të hënën, se për atletët rusë do të zbatohen rregulloret përkatëse të vizave.

“Vendet ku zhvillohen ngjarje të mëdha sportive nuk janë të pafuqishme. Ata mund të kontrollojnë nëpërmjet lëshimit të vizave, nëse rusët mund të marrin pjesë në gara”,- tha Faeser.

“Ne mund të veprojmë në përputhje me rrethanat kur organizojmë gara ndërkombëtare në Gjermani. Ne do të veprojmë gjithmonë me një qëndrim të qartë për këtë”,- tha ajo.

Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia janë ndaluar të marrin pjesë në shumicën e ngjarjeve sportive ndërkombëtare që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) tani ka rekomanduar ripranimin e tyre, në kushte strikte dhe si atletë neutralë.

Përderisa organet drejtuese të sporteve të atletikës dhe të hipizmit kanë thënë se nuk do të heqin ndalimin e tyre, të tjerë si gjimnastika, mundja dhe skerma janë gati t’i mirëpresin ata. Kjo ka bërë që Gjermania, Polonia dhe vende të tjera, të thonë se nuk do të organizojnë gara në skermë, që parashiheshin të mbahen këtë vit.

Politikanët nga më shumë se 30 vende, kryesisht perëndimore, kishin shprehur kundërshtime të forta ndaj planeve të IOC-së, por presidenti i këtij Komiteti ka sulmuar qeveritë lidhur me këtë qëndrim, duke paralajmëruar se një ndërhyrje e tillë mund të jetë fundi i Lojërave Olimpike dhe ngjarjeve ndërkombëtare sportive.

Por Faeser tha se nuk t’i ofrohet presidentit rus, Vladimir Putin, “një skenë propagandistike” do të tradhtonte të gjitha vlerat e sportit. Gjithashtu ajo tha se është “krejtësisht e papranueshme që atletët ukrainas të përballen me atletë që konkurrojnë për një vend që po vret kaq shumë civilë në Ukrainë”.

Etiketa: Gjermaniapropaganda e putinsportistet ruse

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Biznesmeni u kërcënua nga rivalët! ‘Alcani Sh.p.k’ ishte mësuar…

Biznesmeni u kërcënua nga rivalët! ‘Alcani Sh.p.k’ ishte mësuar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Lexo më shumë
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com