GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Nuk duam të trembim njerëzit”/ Shkencëtarët regjistrojnë tingullin e fushës magnetike të tokës

17:01 - 24/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk duam të trembim njerëzit”/ Shkencëtarët regjistrojnë tingullin e fushës magnetike të tokës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Regjistrohet për herë të parë tingulli i fushës magnetike të Tokës. Shkencëtarët pohojnë se zhurma ngjan më shumë si një film “thriller”. Për herë të parë, siç njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), shkencëtarët në Universitetin Teknik të Danimarkës morën sinjale magnetike të regjistruara nga satelitët European Swarm dhe i konvertuan në tinguj.

Në fakt vetë fusha magnetike rreth planetit tonë nuk mund të shihet apo dëgjohet drejtpërdrejt. Është një “flluskë” komplekse dhe dinamike që na mban të sigurt nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara të “erës” së fuqishme diellore. Kur këto grimca përplasen me atome dhe molekula, kryesisht oksigjen dhe azot, në atmosferën e sipërme të Tokës, atëherë disa nga përplasjet kthehen në aurora borealis spektakolare jeshile-blu.

Fusha magnetike e Tokës prodhohet kryesisht nga një “oqean” prej hekuri të shkrirë shumë të nxehtë dhe rrotullues në bërthamën e jashtme të planetit tonë, i cili gjeneron rryma elektrike, të cilat nga ana e tyre gjenerojnë fushën elektromagnetike.

“Treshja” e satelitëve të misionit Swarm të ESA-s, të nisur në vitin 2013, studion fushën magnetike të Tokës duke regjistruar saktësisht sinjalet e saj. Studiuesit dhe muzikantët danezë përdorën këto të dhëna magnetike, si nga bërthama e Tokës, ashtu edhe nga një stuhi gjeomagnetike e krijuar pas një shpërthimi diellor, për ta kthyer atë në tinguj, të cilët tingëllojnë paksa si…një reagim në një makth.

Siç deklaruan ata, qëllimi i tyre nuk është t’i trembin njerëzit, por t’u kujtojnë se fusha magnetike ekziston dhe, megjithëse tingëllon disi alarmante, në fakt jeta në Tokë varet nga ajo. Një seri altoparlantësh në sheshin Solbjerk të Kopenhagës do të transmetojnë periodikisht tingujt e fushës magnetike gjatë gjithë javës së 24-30 tetorit.

Etiketa: BotefusheShkence

Lajme të lidhura

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Para
Aksident në Lezhë-Milot/ Kamioni përplas kalimtarin, ja detajet e para

Aksident në Lezhë-Milot/ Kamioni përplas kalimtarin, ja detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Lexo më shumë
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com