GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nuk duronte njerkën, 40-vjeçari i lënë në arrest shtëpie habit policinë: Më ktheni në burg

18:22 - 06/08/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk duronte njerkën, 40-vjeçari i lënë në arrest shtëpie habit policinë: Më ktheni në burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 40-vjeçar italian, i lënë në arrest shtëpie nga autoritetet italiane ka habitur policinë me kërkesën e tij. Italiani u paraqit para karabinierëve duke u thënë se donte të kthehej në burg, pasi masa e arrestit në shtëpi, i ishte kthyer në makth.

Për katër muaj ai jetoi me të atin dhe partneren e re të prindit, por më pas kuptoi se bashkëjetesa e detyruar nuk ishte më e qëndrueshme.

“Jam liruar me arrest shtëpie, ju lutem më ktheni në burg. Nuk e duroj dot më të dashurën e babait tim”, ka deklaruar ai.

Karabinierët ia kanë pranuar kërkesën, por të nesërmen gjyqtari hetues duke vërtetuar arrestimin  e liroi dhe e ktheu në shtëpinë nga e cila ishte arratisur. Protagonist i kësaj historie është një 40 vjeçar nga Torino me precedentë të ndryshëm kriminalë pas tij.

Që nga marsi i kaluar, burri ishte duke vuajtur një dënim kumulativ prej një viti e një muaji. Gjykata Mbikëqyrëse i kishte caktuar masën e paraburgimit në shtëpi, ndaj ai u kthye të jetonte nën të njëjtën çati me të atin dhe partneren e re të babait. Në fillim gjithçka shkoi mirë, por më pas do të lindnin probleme.

Dhe kështu, për të mos jetuar me “njerkën” e tij ai u arratis, duke e ditur fare mirë se shkelja do ta kthente në qeli. Në fund të fundit, ishte ajo që donte dhe nuk e fshehu para gjyqtarit hetues.

Ndoshta edhe burri mendoi se ia kishte arritur qëllimit kur dëgjoi prokurorin që i kërkonte paraburgim në burg.

Por gjyqtari konstatoi se nuk kishte kushte për këtë çështje Ligjore. Fakti që ai ishte arratisur ishte pa dyshim, por “në rastin konkret”, shkruan gjyqtari hetues, “elementi subjektiv i mashtrimit nuk mund të njihet me siguri të mjaftueshme”.

 

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
“Ta tregonte qejfin Eduarti”/  Xhemi Shehu i nxjerr “te palarat” Arbana Osmanit  (VIDEO)

“Ta tregonte qejfin Eduarti”/ Xhemi Shehu i nxjerr “te palarat” Arbana Osmanit (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Lexo më shumë
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com